Mbulojeni fëmijën me dashuri
Në etapa të caktuara, gëzimi më i madh për një fëmijë është të qënurit vetëm me njërin nga prindërit. Preferenca e fëmijës lëkundet midis nënës dhe babait. Prindërit e ndjeshëm duhet të jenë koshient rreth këtij fakti dhe të mos bëhen xhelozë apo të mërziten. Këto lëkundje nisin rreth 42 ditë pas lindjës, kur i mituri është gati të bjerë në dashuri me babain dhe përfundon rreth moshës pesë apo gjashtë vjeç, kur fëmija do t’i ketë përfshirë në psiqikën e tij, të dy teorikisht, si një. Individët e mëdhenj apo kreativë përgjatë historisë pothuajse gjithmonë u rritën në shtëpitë e “ligjit dhe rregullit”. Ndoshta dhe më e rëndësishmja, ata u rritën në shtëpi, ku dashuria dhe afeksioni ishin me tepri. Diferencën që bën një shtëpi e dashur është pothuajse e dukshme, jo vetëm në aftësitë kreative apo intelektuale të një fëmije, por gjithashtu dhe në tërësinë e personalitetit të fëmijës. Në fund të fundit, vetëm aftësitë krijuese apo intelektuale nuk përcaktojnë suksesin final apo statusin e jetës së fëmijës. Disa variabla të tjera që kanë lidhje me personalitetin influencojnë gjithashtu. Po të vëzhgoni fëmijët në çdo lloj kulture është udhëzuese. Dhe, duke qënë se ne kemi jetuar dhe punuar në disa rajone të ndryshme kulturore në botë, jemi në gjendje të krahasojmë personalitete të fëmijëve të rritur nga stile apo tradita të ndryshme. Dhe pse fëmijët kudo manifestojnë përshkrimin e Dr. Maria Montessorit, ne mendojmë se na është mundësuar që të vlerësojmë më mirë atë pjesë të sekretit të aktraktives te fëmija, pasi kemi vëzhguar fëmijët në Azinë e Veri-lindjes, Afrikën Perendimore, Oqeaninë, si dhe Europën dhe Shtetet e Bashkuara.
Por, le të përbledhim, sipas gjuhës së Montessorit, principet e përjetshme që duhet të karakterizojnë marrëdhënien ‘i rritur-fëmijë’ në çdo shoqëri të shëndetshme:
Objekti i veçantë i afeksionit të fëmijës është i rrituri. Ai merr nga i rrituri materialin ndihmës, që i nevojitet për vet-zhvillimin e tij. Për fëmijën, i rrituri është një qënie e nderuar, e respektuar. Nga buzët e tij, si nga një burim, ai tërheq fjalët që i duhet të mësojë, kështu, duke u djegur nga dashuria, i rrituri me kujdes duhet të peshojë fjalët që ai i thotë fëmijës...
Në fakt, realisht, është fëmija i cili do, i cili dëshiron të ndjejë të rriturin pranë tij, dhe që kënaqet ndërsa merr vemendjen e cdo fëmije, vetëm nëse ky fëmijë ka prirje për të qënë vërtetë i civilizuar, nëse ky fëmijë do mposhti impulset e tij barbare.
Na duket se një nga forcat është parë si ligji dhe rregulli, një ide, padyshim shumë e paqartë në fillim, që universi drejtohet nga marrëdhënia shkak dhe pasojë, që çdo ngjarje shkaktohet dhe që çdo veprim ka shkaqet e tij. Në gjuhën sanskrite forca apo ligji quhet Karma. Karma shpreh më një fjalë atë ligj universal, atë koncept, që çdo veprim është vlerësuar ose ndëshkuar, koncepti që universi duhet të qëndrojë i balancuar, në harmoni; që askush që bën një gabim mund t’i shpëtoj atij.
Forca tjetër, po aq e fuqishme është dashuria. Rrallë, shumë rrallë, mund të ndodhë që dikush që ka marrë shumë dashuri nga nëna dhe babai gjatë viteve të para të jetës, të humbasë mendësinë e shëndoshë. çdo libër i mençur që diskuton këtë tematikë vë theksin te e njëtja gjë. Traditat e shumta shpirtërore dhe librat e psikologëve udhëheqës si Alfred Adler apo Karl Jung, apo Erik Erikson, i vënë theksin konceptit të domosdoshëm, që fëmija kërkon një sasi të madhe dashurie.
Në të vërtetë, ekziston një ligj i moralshëm i universit që një fëmijë nuk duhet të vijë në jetë nëse nëna dhe babai nuk do jenë prezent për t’a mbrojtur dhe për t’a dashur atë.
Për një fëmijë rreth 42 ditësh, dashuria reflektohet te një baba, fytyra e të cilit ndrit te shikimi i atij fëmije. Disa lloj eksperimentimesh kanë treguar se ndërsa fëmija zhvillohet, duket sikur “ka nevojë”, pothuajse si një e drejtë, praninë e një të rrituri tjetër, dikë ndryshe nga nëna; dikë me një zë më të thellë dhe më mashkullor, një tjetër lloj pamje. Një fëmijë ndjen dashuri nëse prania e tij sjell një buzëqeshje të ngrohtë në fytyrën e atit. Në një tjetër fazë të zhvillimit- koreanët e lashtë vendosën që kjo fazë ndodh 100 ditë pas lindjes- fëmija ka nevojë për dashurinë e gjyshes, ose dashurinë e një halle/teze apo të një xhaxhai/dajë, ku secili prej tyre merr nje formë ndryshe, forma të cilat janë ndryshe nga dashuria e nënës apo babait. Një fëmijë ka nevojë për të gjitha këto lloj dashurish. Analogjia shtrohet midis të miturit dhe një filize domate. Bima e re e domates ka nevojë për disa lloj mineralesh, dhe ka varësi te një sasi rrezesh dielli për t’u zhvilluar në pjekje dhe shije. Hekuri nuk mjafton. Dashuria e një nëne, dhe pse e domosdoshme, nuk është e mjaftueshme. çështja e llastimit të fëmijës nuk shfaqet ditët e para të jetës. Asnjë nga dëshirat e fëmijës nuk janë të rrezikshme, as për vetë fëmijën, as për familjen. Nevojat e fëmijës janë të thjeshta dhe themeltare. Fëmija do afrimitet me një tjetër qënie humane; ka nevojë të jetë i thatë dhe i rehatshëm; të ketë qumësht të ngrohtë njerëzor; liri nga dhimbja; dhe disa dëshira të parrezikshme. Si mundet që plotësimi i këtyre dëshirave të thjeshta, të pafajshme të interpretohen si “llastim” për fëmijën? Më pas, nëse fëmija do të luajë me shkrepse, ose nëse manifeston një xhelozi pa arsye për motrën apo vëllain e tij, atëherë nëse do lejonim fëmijën të gjithë lojën e pasioneve do ish t’a llastonim atë. Por, gjatë ditëve apo javëve të para të jetës, çështja e llastimit nuk është një shqetësim.
Përktheu dhe përshtati Albana Canollari Baze, Drejtuese e Departamentit te Psikologjise, Universiteti Kristal.