Si të jemi të bukur në verë
Kur dielli ndriçon mrekullisht, me afrimin e verës, zgjatjen e ditës, tundimi për të dalë nga shtëpia dhe për të qëndruar ballë për ballë diellit është i lartë. Madje mund të ndodhë që kjo dëshirë të jetë më e fortë se ndërgjegjja. Mund të ndodhë të rrish nën rrezet e diellit edhe një ditë të tërë, pa u shqetësuar për mbrojtjen dhe pasojat që mund të vijnë më pas. Kur e pandërgjegjshmja bëhet një praktikë e përditshme, problemet dhe rreziku shtohen në mënyrë të konsiderueshme. Dielli, i marrë në doza të vogla dhe në kohë të përshtatshme, sjell një ndjesi të këndshme relaksimi, dhe i bën kockat më të forta për shkak të sintezës së vitaminës D, çka e bën më të fortë madje edhe lëkurën, lufton ekzemat, apo aknet. Sipas specialistëve, dielli është më pak i rrezikshëm në individë që kalojnë më shumë kohë në ambiente të hapura, ose kanë një ngjyrë më të errët të lëkurës, ndërsa për ata me lëkurë më të qartë problemet mund të jenë akute, të tilla si pezmatim i lëkurës dhe djegie, që mund të kthehen edhe kronike, të tilla si plakja e parakohshme e lëkurës, apo kanceri. Për të luftuar zhvillimin e kancerit të lëkurës është e rëndësishme që duke filluar nga fëmijëria e hershme, mes 5 dhe 18 vjeç, fëmijët duhet të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si ekspozohen ndaj diellit, me qëllim që në moshë më madhore të evitojnë shfaqjen e melanomave.
Rregullat për t’u përballur me diellin nuk janë të shumta në numër dhe të thjeshta. Së pari duhet të dimë se çfarë lloj lëkure kemi, nëse i përket tipit të lëkurës së brishtë dhe që mund të shfaqë probleme me melaninën, apo zhvillimin e nishaneve, etj. dhe më pas mund të ndiqen rregullat bazë për të gjithë. Rregulli i parë është: të ekspozohemi gradualisht në rrezet e diellit, me qëllim që të evitojmë që rrezet UVA dhe UVB të mund të dëmtojë lëkurën dhe sytë tanë. është e nevojshme të përdoret mbrojtja e duhur, për t’i siguruar lëkurës nivelin më të lartë të mbrojtjes, si në të thatë, ashtu edhe në ujë. Për të shmangur djegien nga dielli do të thotë të shmangen ekspozimet ndaj diellit mes orëve 12:00 dhe 17:00. Për t’u shtrirë nën diell, duhet të zgjidhen syze të tilla, që të lejojnë të shohësh qiellin e të shijosh të kaltrën e horizontit, pa dëmtuar retinën. Pra nevojiten syze me filtra solarë. Nëse vihet re ndonjë rast intolerance ndaj diellit, atëherë duhet të heqim dorë nga nxirja, së paku gjatë periudhës së krizës akute epidemike. Sipas specialistëve është shumë e rëndësishme që të mos ekspozohen nën rrezet e diellit fëmijët nën moshën 1-vjeçare dhe të lyhen me kremra me filtrat maksimalë fëmijët 1-3 vjet nga ekspozimi i diellit gjatë orëve që nuk janë të rekomanduara. Pas këtyre këshillave të thjeshta dhe praktike, dielli mund t’ju bëjë vetëm mirë dhe me ardhjen e verës, ngjyra e juaj do të jetë boll e bronztë, për të hyrë në listën e më “të bukurve” të plazhit.
Një dietë verore
Tanimë vera është në prag e duhet që të nxjerrim në pah kilet e tepërta që kemi vënë gjatë muajve të gjatë dimërorë. Nuk ka probleme për të ardhur në formë, mjaft të kontrollohemi pak. Së pari është në favorin tonë që të nxehtit shpesh na bën të na kalojë dëshira për të ngrënë ushqime të pasura me yndyrna dhe të dëshiron të hash më së shumti ushqime të freskëta dhe të shëndetshme. Pse të mos përfitojmë!
Kanë rrugë të lirë sallatat, perimet e pjekura në skarë ose të gjalla dhe shumë fruta! Një “dietë” verore mund të jetë:
Mëngjes
Varësisht nga zakonet tuaja, këshillohet kafe ose çaj me qumësht, drithërat (më së shumti ato që kanë pak yndyrna) ose biskota. Në vend të qumështit mund të përdoret edhe kosi.
Drekë
Nëse jeni në shtëpi mund të gatuani një pjatë makarona me perime të freskëta sezonale si patëllxhanë, apo kunguj. Më pas një sallatë frutash të freskëta, ose në të kundërt dy feta pjepër.
Por nëse jeni duke punuar, mund të merrni një sallatë si edhe mish pule, apo ton. Në fund një një akullore me shije frutash.
Mes vaktesh
Për të thyer urinë mes vaktesh mund të merret një frutë, apo kush nuk ka konsumuar akulloren, mund të marrë një të tillë, por pa e ekzagjeruar.
Darka
Për darkë ka disa alternativa, perime të pjekura, apo mish të “varfër” në yndyrna, një pjatë me proshutë, domate, mocarela dhe perime të freskëta e djathë që mund ta shtrosh në një fetë bukë. Edhe një brusketë e thjeshtë me vaj ulliri dhe domate të freskëta. Pas darke, një thelë shalqi do t’ju kënaqte dhe freskonte.