Mbyll dyert banka e vetme shqiptare në shtetin grek
22/04/2011 Në Shqipëri Intesa San Paolo e mbylli 2010 me fitim rreth 2 miliardë lekë
Intesa San Paolo (ish-American Bank of Albania), e vetmja bankë shqiptare në Greqi, me tre filiale në Athinë dhe një në Selanik, e cila qysh prej vitit 2004 ka operuar në Greqi, do të mbyllet. Sipas mediave greke, njoftimi për këtë vendim ka ardhur para disa muajsh kur vetë banka ka informuar klientët e saj, pjesa më e madhe e të cilëve janë emigrantë shqiptarë, për të tërhequr llogaritë dhe depozitat e tyre dhe t’i depozitojnë në bankat e tjera të Greqisë. Drejtori i bankës në Athinë, Jorgos Markaqis, është shprehur se vendimi për mbylljen e bankës shqiptare në Greqi, ka qenë i bankës mëmë me qendër në Itali. “Intesa San Paolo ka mbyllur edhe bankën e saj greke përpara pak kohësh. Ne kemi marrë të gjitha masat për mbylljen e bankës, një pjesë e punonjësve tanë, pasi janë kompensuar, kanë dhënë dorëheqjen kurse për 11 punonjësit që ende angazhon banka, është marrë aprovimi për t’u kthyer në atdhe dhe të punojnë në degët e bankës atje”, - tha ai. Data e saktë e mbylljes ende nuk dihet. “Kjo është në kompetencën e Bankës Kombëtare të Greqisë”, - thotë Markaqis. Gjithsesi, këto ditë, banka shqiptare funksionon vetëm formalisht dhe pret vetëm njoftimin përfundimtar për të kyçur përgjithnjë dyert e saj. Kjo bankë operon edhe në Shqipëri dhe sipas klasifikimit futet në bankat e Grupit 3 (secila mbi 7% të totalit të aktiveve të sektorit), në të njëjtin grup me Bankën Raiffeisen, Bankën Kombëtare Tregtare dhe Bankën Tirana. Fitimi i Bankës Intesa SanPaolo në Shqipëri për vitin 2010 ishte rreth 2 miliardë lekë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të tretë 2010, Intesa Sanpaolo Bank Shqipëri përbënte 0.13% të totalit të aktiveve të grupit Intesa Sanpaolo. Banka mëmë në Itali e mbylli tremujorin e tretë 2010 me një total aktivesh rreth 677.4 miliardë euro, ose 3.8% më shumë se 2009, me një portofol kredie prej 378.8 miliardë euro, me 0.9% rritje kundrejt 2009 dhe depozita në vlerën 408.5 miliardë euro, ose 2.9% më shumë krahasuar me 2009. Por treguesi i fitimit ishte rreth 2,7 për qind më i ulët, konkretisht 2.2 miliardë euro, krahasuar me 2.26 milionë euro në 2009. Rezultati neto operativ shënoi vlerën prej rreth 5.5 miliardë eurosh, në rënie me 13.1% në krahasim me 2009. Provigjonet për humbjet nga kreditë u pakësuan me 14.2% krahasuar me një vit më parë, në nivelin 2.26 miliardë euro.