Mbyllet tragjedia e Butrintit me 5 jetë të pafajshme
Ekipet e kërkimit nxorën nga liqeni edhe trupin e Ndriçim Myftarit. Viktima kërkohej prej 4 ditësh. Familjarët identifikuan djalin e tyre
SARANDË – Njësoj si tragjedia e Otrantos e 9 janarit apo dhe e shumë ngjarjeve të tjera të këtij lloji, Butrinti do të hyjë në historinë e zezë të shqiptarëve, pasi u mbyll duke marrë jetët e pesë shqiptarëve të pafajshëm, që kërkonin një jetë më të mirë. Ekipet e kërkimit në liqenin e Butrintit pas disa ditë kërkimesh gjetën trupin e pajetë të 17-vjeçarit nga Lushnja, i cili rezulton të jetë i fundit në listën e personave të zhdukur. Burimet zyrtare të Policisë së Sarandës bëjnë të ditur se në orët e mesditës së djeshme polumbarët kanë nxjerrë nga ujërat e liqenit trupin e pajetë të Ndriçim Myftarit nga rrethi i Lushnjës. 17-vjeçari ishte shpallur i zhdukur pas tragjedisë së ndodhur të dielën në mbrëmje, por vetëm dje trupi i tij është gjetur nga polumbarët dhe më pas është identifikuar edhe nga familjarët. Gjatë ditës së sotme familjarët pritet që t’i bëjnë ceremonialin mortor për ta përcjellë për në banesën e fundit të dashurin e tyre.
Operacioni
Përfundimisht janë shuar shpresat e familjes Myftari që djali i tyre mund të jetë gjallë. Trupi i pajetë i Ndriçimit është nxjerrë dje nga liqeni i Butrintit në prani të prindërve dhe të të afërmve të tij. Trupi i viktimës është dërguar menjëherë në morgun e Sarandës, ku ka qenë daja i tij i cili ka bërë edhe identifikimin e trupit të Ndriçim Myftarit. Zhdukja e Ndriçim Myftarit është bërë e ditur nga klandestinët e mbijetuar nga tragjedia dhe nga familjarët e tij. Këta të fundit deklaruan humbjen e tij duke u shprehur të bindur se 17-vjeçari ndodhej në varkën që u mbyt në ujërat e liqenit të Butrintit mbrëmjen e së dielës. Gjatë paradites së djeshme skuadra e shpëtimit gjeti fillimisht një bluzë dhe më pas vijuan kërkimet në zonën përreth. Më pas doli edhe trupi i 17-vjeçarit, për të cilin familja mbante zi prej katër ditësh pa marrë asnjë lajm. Ditën e sotme pritet të zhvillohet ceremoniali mortor në familjen Myftari, ku do të përcillet për në banesën e fundit i riu që u nda nga jeta në kërkim të një jete më të mirë.
Bilanci
Tashmë bilanci i tragjedisë së Butrintit është rritur ndjeshëm, duke shënuar një datë të zezë në historinë e shqiptarëve. Përveç Ndriçim Myftarit, viktima të kësaj tragjedie kanë mbetur edhe katër persona të tjerë, Elvira Jaho së bashku me vajzën e saj, Klara, 3 muajshe. Dy ditë më parë u varrosën edhe trupat e pajetë të Festim Hoxhës dhe Amarlido Kukës nga fshati Vidhishtë i komunës Kuman në rrethin e Fierit. Mësohet se 13 polumbarët që kërkuan dje në liqen kanë ndërprerë kërkimet duke lënë të kuptohet se 17-vjeçari nga Lushnja mund të jetë edhe viktima e fundit e tragjedisë së Butrintit. Megjithatë ende nuk është bërë reagimi zyrtar i Policisë së Shtetit, i cili pritet të deklarojë nëse operacioni i kërkimit është ndërprerë përfundimisht sot apo do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.
VIKTIMAT
Ndriçim Myftari, 17 vjeç, Lushnjë
Elvira Jaho, 22 vjeçe, Berat
Klara Jaho, 22 vjeçe, Berat
Amarildo Kuka, 20 vjeç, Fier
Festim Hoxha, 27 vjeç, Fier
Arrest në burg për dy trafikantët e Butrintit
SARANDË - Gjykata e Sarandës ka vendosur dje masën e sigurisë "arrest në burg" për dy nga gjashtë të akuzuarit si përgjegjës për tragjedinë e Butrinit, ku në tentativë për të kaluar liqenin me varkë drejt Greqisë, 5 veta humbën jetën. Vendimi u dha për Ahmet Bushin dhe Hyqmet Sollakun, të cilët akuzohen për vrasjen e më shumë se dy personave dhe trafikim të qenieve njerëzore me qëllim përfitimi. Për Ahmet Bushin, gjykata vendosi 30 ditë burg, deri në plotësimin e hetimeve, ndërsa tjetri u la në burg pa afat. Sipas të dhënave nga gjykata mësohet se fillimisht mbi ta rëndonte vetëm akuza e trafikut të qenieve njerëzore, por pas evoluimit të ngjarjes dhe shtimit të përmasave të tragjedisë, prokuroria ngriti ndaj tyre një tjetër akuzë, atë të vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, të më shumë se dy personave. Ndërkohë për të arrestuarit e tjerë, të cilësuar përgjegjës për të njëjtën ngjarje, Dashamir Mane, Ahmet Bushi, Bashkim Madhi dhe Alber Gega, ende nuk është marrë masë sigurie. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 19 tetorit, ku një grup klandestinësh të hipur në varka druri tentonin të kalonin në Greqi, përmes liqenit të Butrintit, e cila përfundoi me 5 të vdekur. Të mbijetuarit e kësaj tragjedie dëshmuan se tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale për shkak të mungesës së dokumentacionit të ligjshëm për të prekur kufirin grek. Sipas tyre kushtet ekonomike i detyruan të lënë atdheun për të gjetur punë në Greqi që të mund të mbanin familjet me të ardhura.
ORGANIZATORËT
Dashamir Mane, i arrestuar
Hyqmet Sollaku, i arrestuar, “burg pa afat”
Bashkim Sena, i arrestuar
Ahmet Bushi, i arrestuar, “burg pa afat”
Brahim Madhi, në kërkim
Albert Gega, në kërkim
24 Tetor 2008