Mbyllet tragjikisht dashuria e studentëve, vajza plagos të dashurin në auditor
Policia arreston Lediana Zekajn për plagosjen e Klaudio Kamberajt. Shkaku: konfliktet mes çiftit, studentë në Universitetin e Vlorës
VLORË – Një histori dashurie mes dy të rinjve, studentë në Universitetin e Vlorës, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Pas konflikteve të vazhdueshme, vajza ka plagosur mikun e saj në auditor, në prani të studentëve të tjerë, por më pas është prangosur nga policia. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Vlorës bëjnë të ditur se autorja e plagosjes me thikë është shtetasja Lediana Zekaj, studente e vitit të dytë, ndërsa i lënduari është shtetasi Klaudio Kamberaj. Burimet policore shprehen se Kamberaj ka marrë një plagë në qafë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Sipas të dhënave të para, Zekaj dhe Kamberaj kanë pasur lidhje për një kohë të gjatë, ndërsa ndarja e tyre është regjistruar dje me konfliktin që përfundoi me plagosjen e studentit.
Plagosja
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e djeshme, rreth orës 12.00, brenda ambienteve të universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, pikërisht në Sallën Nr. 101, në godinën C. Një studente e këtij universiteti ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e saj për motive të dobëta. Lediana Zekaj ka nxjerrë një thikë në mes të korridorit të universitetit dhe ka plagosur rëndë Klaudio Kamberajn, student në vitin e dytë. Mësohet se 21-vjeçarja Zekaj, në grindje e sipër, i ka ngulur një thikë bashkëmoshatarit të saj brenda ambienteve të universitetit. Vajza është vetëdorëzuar në polici rreth 60 minuta pas ngjarjes, duke pranuar krimin, ndërsa i plagosuri është dërguar menjëherë në spital.
Motivi
Sipas të dhënave nga policia e Vlorës mësohet se Lediana Zekaj, studente e Fakultetit të Shkencave Teknike, në degën e Teknologjisë së Informacionit, ka deklaruar se arsyeja e konfliktit ka lindur pasi, sipas saj, Kamberi ishte përdorues i narkotikëve dhe se shpesh i kërkonte asaj para. Nga ana tjetër, dëshmitarë të ngjarjes thonë se motivet e kësaj plagosjeje kanë pasur në thelb një marrëdhënie mes dy studentëve që duket se ka shkuar drejt ndarjes duke u bërë shkas për veprimin e studentes që tashmë rrezikon jetën e Kamberajt. Gjithsesi, burimet policore sqarojnë se studentja e Universitetit të Vlorës ndodhet në mjediset e paraburgimit të komisariatit të policisë të qytetit bregdetar dhe ndaj saj kanë nisur hetimet për “vrasje të mbetur në tentativë”.
Pak ditë më parë, një ngjarje e ngjashme ndodhi në Korçë, ku një femër plagosi me armë zjarri një djalë teksa po udhëtonte me makinë dhe u përball me ngacmimet e një grupi të rinjsh. Ata hodhën disa fjalë në adresë të saj, ndërsa 25-vjeçarja që ndodhej në një makinë luksoze, tip BMW, ka zbritur nga mjeti dhe ka plagosur njërin prej djemve me një armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
13 Janar 2009