E Diel, 1 Nëntor 2026

Trillimi i Griseldes psikologet Nga problemet familjare

Griselda Rroshi historia e 28-vjeçares e cila sajoi shtatëzaninë, por edhe rrëmbimin e saj dhe të foshnjës mund të vijë nga probleme familjare. Të këtij mendimi janë psikologët të cilët shprehen se raste të tilla në më të shumtën e herëve vijnë si pasojë e problemeve bashkëshortore, por edhe familjare.

Sipas psikologes Denata Toçe, rasti i 28-vjeçares u mediatizua për shkak të bashkëshortit të saj i cili është kryebashkiak i Kavajës, por raste të tilla madje dhe më të rënda ekzistojnë në realitetin shqiptar. Sakaq Griselda Rroshi nuk është rikthyer në Kavajë, ndërsa ndodhet në shtëpinë e prindërve.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se Griselda do të procedohet për kallëzim të rremë, por nga kjo histori nuk mund të lihet pas dhe bashkëshorti i saj. Zyrtarisht mësohet se po hetohet për një kërcënim të mundshëm nga bashkëshorti i 28-vjeçares kjo duke u nisur dhe nga fakti se kohë më parë, Griselda Rroshi kishte tentuar vetëvrasje me prerjen e damarëve.

E ndërkohë që po punohet ende për zbulimin e rrethanave të cilat çuan Griseldën në trillimin e kësaj historie, ligji duket se do të veprojë gjerësisht edhe në marrëdhëniet mes saj dhe bashkëshortit.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›