E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdhunoi 12-vjeçarin, mbetet në burg adoleshenti

Gjatë seancës gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë, 16-vjeçari nuk ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie homoseksuale me të miturin

Korçë Përdhunimi i minorenit në Devoll vjen në gjykatën e Korçës, burg pa afat për njërin prej të arrestuarve. Ngjarja tronditëse e bërë publike vetëm tri ditë më parë ka mbërritur në organet e drejtësisë në juglindje, teksa togat e zeza kanë nisur shqyrtimin e masës së arrestit. Gjatë paradites së të premtes gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për 16-vjeçarin R. Mulla, si i dyshuari kryesor i përdhunimit të 12-vjeçarit me inicialet Xh.B., banor i fshatit Bitinckë të rrethit të Devollit.

Mbrojtja

Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak të moshës së mitur të autorit të ngjarjes, por dhe për vetë llojin e çështjes dhe ndjeshmërisë së saj. Gjatë seancës me dyer të mbyllura i ndaluari që ka dalë para trupit gjykues ka mohuar autorësinë mbi ngjarjen, ndërsa nuk ka pranuar të japë shpjegime të tjera në lidhje me njohjen që kishte me 12-vjeçarin. Mësohet se R. Mulla 16 vjeç, ka pohuar në seancë se nuk kishte vënë dorë mbi bashkëfshatarin e mitur, duke mos kryer asnjë lloj marrëdhënie me të. Më pas i tronditur, por dhe duke qarë i akuzuari për veprën penale “Marrëdhënie homoseksuale me të mitur në bashkëpunim me dhunë” nuk ka folur më. Ka qenë avokati i të pandehurit Robert Hyska, i cili nuk e ka lejuar më të flasë klientin e tij, duke e cilësuar ndalimin e të dyshuarit kryesor të ngjarjes së rëndë si të ligjshme, por nga ana tjetër ka kërkuar që ndaj 16-vjeçarit të jepet masa e arrestit në shtëpi. Prokurori i çështjes, Julian Kristo, gjatë përmbledhjes që i ka bërë ngjarjes ka kërkuar që masa të jetë burg pa fat, vendim që ka qenë i njëjtë dhe me atë që ka dhënë trupi gjykues. Ndërkaq gjykata ka vendosur që gjatë paradites të së shtunës të japë masën e sigurisë për autorin tjetër të dyshuar në lidhje me ngjarjen, pikërisht për 19-vjeçarin Eduard Bufi edhe ky banor i fshatit Bitinckë në rrethin e Devollit.

Përdhunimi

Ngjarja e pazakontë u denoncua në komisariatin e Devollit 3 ditë më parë nga nëna e të dhunuarit, 12- vjeçarit Xh.P. Fëmija u përdhunua nga 2 të rinj në periferi të fshatit të vet, ku më të mëdhenjtë e kishin marrë për të kryer marrëdhënie seksuale me të, madje duke përdorur dhe dhunën. Në fakt rasti ishte i përsëritur për djaloshin jetim, pasi akti i rëndë ndaj tij kishte ndodhur edhe më parë. Megjithëse nëna e 12-vjeçarit u ka kërkuar prindërve të dy djemve bashkëfshatarëve, me njërin prej të cilëve kanë dhe lidhje farefisnore, të merrnin masa për djemtë e tyre që i kishin hyrë një rruge të paimagjinueshme nga askush. Por brenda një viti rasti u përsërit plot katër herë. Nisur nga gjendja e rënduar psikologjike e fëmijës së saj, i cili ngrihet i tmerruar nga gjumi pas përdhunimit të një jave më parë, akti homoseksual është denoncuar pas një jave pasi ka ndodhur. Vetëm pas denoncimit në policinë lokale që u bë nga familja e 12-vjeçarit dhe konkretisht nëna e tij, e ka bërë tre ditë më parë pas denoncimit. Tashmë familja e minorenit është duke pritur vendimin e drejtësisë, duke shpresuar se ky organ do të verë në vendi dinjitetin për abuzimin seksual në mënyrë të përsëritur me fëmijën e tyre, që është duke kaluar një shok të vërtetë. Irena Vreto

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›