E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet në det turistja 18-vjeçare nga Kosova



LEZHË – Edhe një tjetër pushues nga Kosova është mbytur në ujërat e Shëngjit. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Lezhës bëjnë të ditur se ditën e martë, rreth mesditës, është gjetur në bregdet trupi i pajetë i shtetases Arta Selimi, lindur dhe banuese në komunën Ferizaj të Kosovës. Sipas të dhënave të para, 18-vjeçarja Selimaj është zhdukur në ujë teksa po notonte. Burime policore shprehen se trupi i viktimës u gjet nga pushuesit rreth orës 14 të ditës së djeshme. Ata kanë njoftuar policinë, e cila bëri ekspertizën e vendit të ngjarjes. Deri më tani kanë gjetur vdekjen në ujërat e detit Adriatik në Velipojë edhe dy shtetas të tjerë nga Kosova.
Ndërsa në plazhet e Durrësit, Divjakës dhe Vlorës janë regjistruar sërish viktima, megjithëse policia ka premtuar marrjen e masave për të shmangur mbytjet në det gjatë sezonit turistik.

Ndalohet, kanosi me armë dhe qëlloi në ajër gardiani

KRUJË – Një gardian ka qëlluar në ajër pas një zënke të rëndomtë me një shtetas, dhe më pas ka përfunduar në qeli përkohësisht nga vetë kolegët e tij. Burimet zyrtare të komisariatit të Krujës bëjnë të ditur se ditën e hënë në mesditë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Bashkim Murati, lindur dhe banues në fshatin Nojë të rrethit të Krujës, punonjës i Policisë së Burgut të Rrogozhinës. Sipas tyre, kjo u bë për shkak se të dielën në mbrëmje, rreth orës 21.00, në fshatin Nojë, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin K.M., 36 vjeç, ai ka qëlluar në ajër me një armë zjarri, tip pistoletë TT, të cilën e mbante për shkak të detyrës. Sipas burimeve, ekspertën kryen veprimet e para hetimore dhe materialet për veprat penale të “kanosjes” dhe “prishjes sË qetËsisË publike” iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Krujës.

16 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›