E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të hakmerret, prangoset babai i Bekim Çengës



PESHKOPI - Vrasja e 10-vjeçarit Bekim Çenga nga Shpëtim Ziza, ka rikthyer dje në Peshkopi konfliktin mes dy familjeve. Ylli Çenga, babai i 10-vjeçarit të vrarë, ka tentuar të vrasë dajën e Shpëtim Zizës. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë të cilët kanë deklaruar se për pasojë është arrestuar Ylli Çenga, ndërsa për fat, Jetmir Xhediku iu ka shpëtuar plumbave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Peshkopi kur babai i i të miturit të përdhunuar dhe të masakruar ka tentuar të vrasë dajën e të dënuarit Ziza.
Po kështu policia bën të ditur se përveç 34-vjeçarit Ylli Çenga është arrestuar edhe vëllai i tij Syri Çenga, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në krim. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes dy vëllezërit Cenga kanë qëlluar me automatik model 56, ndërsa aktualisht ndodhen në komisariat për tentativë vrasjeje të kryer në bashkëpunim. Ndërsa Shpëtim Ziza, nipi i Jetmir Xhedikut, ndodhet në burg i dënuar me “burgim të përjetshëm” për vrasjen e 10-vjeçarit Bekim Çenga, djali i të arrestuarit Ylli Çenga. Në fund të vitit të kaluar, i mituri u masakrua dhe më pas u përdhunua nga 19-vjeçari Ziza. Pas një jave u gjet trupi dhe hetimet nxorën në dritë se autori i krimit monstruoz ishte Shpëtim Ziza. Pas disa muajsh hetime, rezultoi se autori e kishte kryer krimin në kushtet e një vetëdije të plotë dhe e dënoi 19-vjeçarin me burgim të përjetshëm.

16 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›