E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet në kazan fëmija 9-muajsh

ELBASAN- Një fëmijë 9-muajsh është gjetur pa jetë në një kazan nga familjarët. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fierzë të Belshit në Elbasan mbrëmjen e së dielës. Mësohet se fëmija është munduar të ngjitet me duar në kazan kur ka rënë ne ujë.

Në atë moment në dhomë nuk ndodhej askush dhe si rrjedhojë foshnja ka qëndruar për disa minuta në ujë. Për vogëlushin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Kur është kthyer, e ëma e ka gjetur të vdekur brenda në kazan. Edhe pse janë munduar të japin ndihmën e parë, familjarët nuk mundën ta rikthejnë në jetë vogëlushin.

Pas kësaj ngjarjeje është lajmëruar policia e cila ka dërguar një grup ekspertësh për të vërtetuar vdekjen e foshnjës. Sipas të dhënave të para, fëmija është mbytur nga pakujdesia në një kazan me ujë. Pritet që përfundimet e hetimit të zbardhin gjithçka mbi ngjarjen e rëndë.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›