E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafzotaj me shkollë të re

05/05/2005  Investimi, 53 milionë lekë

DURRES - Ka përfunduar së rikonstruktuari shkolla 9-vjeçare në

Xhafzotaj të Durrësit. Punimet për riparimin e saj dhe pajisjen e shkollës me bazë të re mësimore e laboratorike kanë nisur vitin e kaluar, në saj të një fondi nga buxheti i shtetit në shumën 53 milionë lekë.

Në këtë shkollë, ku mësojnë 465 nxënës, janë ngritur rishtaz dy laboratore, ai i fizikës dhe kimisë, ndërsa me fonde nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës shkolla është pajisur me orendi dhe bazë të re materiale.

Në komunën e Xhafzotaj ka 5 shkolla të arsimit të detyruar shkollor, ndërkohë që e para shkollë në gjuhën shqipe është hapur në vitin 1916, katër vite pas shpalljes së Pavarësisë. Në ditën e përurimit kanë marrë pjesë deputetë të zonës, përfaqësues të Qarkut, Prefekturës, arsimit si dhe prindër të nxënësve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›