Ndërtimorët e Tiranës prishin një banesë në Shkodër
05/05/2005 I ndalon ndërhyrja e Haxhit dhe policisë
SHKODËR - Një shtëpi, në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”, është shkatërruar nga Policia Ndërtimore e Tiranës, në një kohë që vazhdon procesi gjyqësor për këtë çështje. Ndërhyrja e kryetarit Haxhi si dhe e policisë së Shkodrës, ka bërë që, megjithë tentativën për ta shembur banesën, forcat e Policisë Ndërtimore të Tiranës janë tërhequr së bashku me fadromat e tyre, gjatë orëve të pasdites, por pa hequr dorë përfundimisht nga vendimi i shembjes së kësaj banese. Problemi shqetësues u ngrit në mbledhjen e djeshme të këshillit bashkiak nga Mustafë Lici dhe u përkrah dhe nga shumica e këshilltarëve. Pa dijeninë e askujt, punonjës të Policisë Ndërtimore të Tiranës kanë shkuar në Shkodër për prishjen e një shtëpie banimi. Këshilltari Lici u shpreh se Policia Ndërtimore e Tiranës ka vepruar si një grup kriminal me anë të një ndërhyrjeje të tillë, ndaj një familjeje të qytetit të Shkodrës, që ka pasur një banesë të ndërtuar sipas rregullave me leje ndërtimi. Këshilltari tjetër bashkiak, Qaushif Hoxha, ka kërkuar që kryetari i Bashkisë të marrë situatën nën kontroll, sepse për prishjen e ndërtimeve vendos KRT-ja e kësaj Bashkie, madje edhe radha e prishjes së ndërtimeve përcaktohet nga kjo KRT. Ndërsa këshilltarët e tjerë u shprehën se ndërhyrja nga Policia Ndërtimore e Tiranës bëhet vetëm në rast se u kërkohet ndihmë atyre nga policia ndërtimore e Shkodrës, gjë që nuk ka ndodhur. Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë, Artan Haxhi, është shprehur se ishte i informuar për një veprim të tillë të ndërmarrë nga Policia Ndërtimore e Tiranës dhe se veprimi i tyre është bërë pa kontaktuar aspak me të. Haxhi, nga ana e tij, ishte vënë në lëvizje për të ushtruar kompetencat që i takojnë, duke informuar dhe kërkuar ndërhyrjen e ndalimit të prishjes së banesës edhe nga policia e Shkodrës. Por të ardhurit nga Tirana nuk e kishin ndaluar punën e tyre, madje Haxhi ishte i fyer nga fjalët që përfaqësuesit e ndërtimores së Tiranës i kishin thënë përfaqësuesve të policisë së Shkodrës. Të “fortët” e Policisë Ndërtimore të Tiranës ishin shprehur se nuk njihnin asnjë polici tjetër dhe as kryetar bashkie, pasi kishin urdhër për ta prishur atë shtëpi banimi. Haxhi ka sqaruar se ndërtimorët e Tiranës kishin ardhur për të shembur banesën, në bazë të një kërkese të dalë nga Bashkia Shkodër në vitin 2003, por në këtë banesë nuk mund të bëhej asnjë ndërhyrje, pasi çështja është në gjykim. Pa përfundimin e këtij gjykimi, askush nuk ka të drejtë që të prishë këtë banesë, sepse përndryshe dikush duhet të përgjigjet financiarisht për këtë ndërtesë. Këshilltari Lici, tepër i indinjuar, është shprehur se për interesa të dikujt është duke u shfrytëzuar kompetenca që i është dhënë Policisë Ndërtimore që në vitin 1998, për të ndërhyrë në prishjen e ndërtimeve të paligjshme, por që në këtë rast nuk qëndron. Ndërsa, për sa i përket rasteve të ndërhyrjeve të tyre në rastet e tjera të ndërtimeve të paligjshme, që nuk janë të pakta në Shkodër, nuk është vënë re asnjëherë ndonjë ndërhyrje vendimtare për t’u falenderuar.