E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet në rezervuar 45-vjeçari

LUSHNJE Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasditen e djeshme duke u mbytur në një rezervuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në fshatin Gërmenj të rrethit të Lushnjës.

Burime të policisë bëjnë të ditur se 45-vjeçari Fatos Prendi ka shkuar për t’u larë në rezervuarin e zonës i shoqëruar nga një tjetër person, dhe nuk ka mundur të dalë nga sipërfaqja e ujit. Menjëherë ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë personi që e shoqëronte, i cili ka njoftuar edhe policinë, por gjithçka ka rezultuar e pasuksesshme.

Shkaku i vërtetë i vdekjes së 45-vjeçarit Prendi dyshohet se ka qenë një atak kardiak, ndërsa ka qenë duke u larë në ujërat e rezervuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›