Mbytja e turistëve bullgarë, prangoset kapiteni i “Ilinden”-it
Nisin hetimet për tragjedinë në Ohër. Marrin pjesë ekspertë nga tri vende
SHKUP - Policia maqedonase ka njoftuar se kapiteni i anijes së tejmbushur turistike maqedonase që u mbyt në liqenin e Ohrit është arrestuar me dyshimin e shkaktimit të vdekjes së 15 turistëve bullgarë. Një zëdhënës i Policisë tha se kapiteni i anijes, 23-vjeçari, Sotir Filevski, do të mbahet në arrest për 30 ditë ndërsa bëhen hetimet.
Nëse prokurorët ngrenë akuzë për krime kundër jetës dhe pronës, Filevski mund të përballet me katër deri në dhjetë vjet burg. Autoritetet maqedonase e shpallën të dielën ditë zie kombëtare, ndërsa dje flamujt ishin në gjysmështizë edhe në Bullgari. Qeveria thotë se ka ftuar ekspertë nga Kroacia dhe Bullgaria që të ndihmojnë në hetime. Sipas një zëdhënësi të qeverisë, në anijen me kapacitet 42 vendesh, kishte 57 pasagjerë. Anija që ishte ndërtuar në vitin 1924 në Gjermani, po udhëtonte nga Ohri drejt manastirit ortodoks të Shën Naumit. Mediat maqedonase kanë transmetuar filmime dramatike menjëherë pas tragjedisë dhe operacionit të shpëtimit që pasoi.
Anija "Ilinden" u fundos me shpejtësi në një thellësi prej gjashtë metrash, rreth 200 metra larg bregut, ditën e shtunë, në liqenin e Ohrit, duke sjellë bilancin tragjik. Burimet zyrtare pohuan se vetëm 42 pasagjerë janë shpëtuar.
Bullgaria dhe Maqedonia po i zhvillojnë hetimet e tyre lidhur me këtë incident. Mbi 15 trupat e pajetë të shtetasve bullgarë të tragjedisë dje u krye ekspertiza mjeko-ligjore përfundimtare. Ato po identifikohen nga të afërmit e tyre, të cilët me një avion të qeverisë bullgare arritën në Maqedoni. Ndërkohë, në Ambasadën e Bullgarisë në Maqedoni është hapur Libri i Ngushëllimeve. Ngushëllimet për viktimat i shkruan presidenti Ivanov, kryeministri Gruevski, ministri i Jashtëm Milloshoski, përfaqësues të Trupit Diplomatik dhe qytetarë. “Kjo është një ditë pikëllimi edhe për Maqedoninë edhe për Bullgarinë dhe vlerësojë se kjo tragjedi ishte një rast që goditi popujt e dy anëve. Ndajmë dhimbjen me familjet dhe të afërmit, dëshirojë t’i falënderojë institucionet dhe qytetarët, të cilët ndihmuan në shpëtimin e disa jetëve, por prapëseprapë kjo ishte një ditë e keqe dhe një lajm pikëllues për të gjithë ne”, - deklaroi Antonio Milloshoski, ministër i Punëve të Jashtme.
Mëse 40 veta ishin shpëtuar pasi anija u fundos, ndërsa 15 veta, përfshirë edhe një fëmijë, humbën jetë derisa anija po zhytej, brenda disa minutave. Zyrtarët e Maqedonisë kanë thënë se anija, e ndërtuar para shumë vitesh, me gjasë, ka marrë më tepër njerëz sesa që është e autorizuar.
8 Shtator 2009