E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetë ministri numra nga "Eagle Mobile"

 

Kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri është përzgjedhur si operatori që do të ofrojë shërbimet e tij celulare për punonjësit e administratës publike. Përzgjedhja është bërë pas një gare të organizuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nëpërmjet një komisioni të vlerësimit të ofertave që u shpallën nga operatorët celularë.  Gara u zhvillua më datën 12 Janar 2009 dhe Eagle Mobile propozoi ofertën më të mirë dhe më ekonomike për institucionet. MPPTT me një vendim të datës 20 janar 2009, vendosi t'i japë të drejtën kompanisë Eagle Mobile të ofrojë shërbimet e saj për punonjësit e 8 institucioneve shtetërore të rangut ministror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›