E Hënë, 2 Nëntor 2026

Më 3 korrik ndryshojmë sistemin

22/05/2005  Demokratët hapin fushatën elektorale nën drejtimin e BG&R me mitingun në Sheshin Skëndërbej

"Koha për ndryshim është sot verdikti plebishitar i shqiptarëve që duan të ndahen nga sistemi i korrupsionit"

Partia Demokratike ka çelur fushatën elektorale me një miting madhështor në sheshin Skëndërbej në Tiranë. Me mijëra persona kanë mbushur sheshin në qendër të kryeqytetit ku janë njohur me 100 kandidatët e opozitës si dhe me platformën elektorale të shpallur nga Kryetari i PD-së, Berisha. E dirigjuar nga kompania amerikane BG&R, fushata e opozitës u hap pa akuza ndaj kundërshtarit, nën ngjyrat blu dhe të flamurit kombëtar, fishekzjarreve, tollumbaceve dhe muzikës. Një flamur me përmasa 75 me 15 metra me slloganin “Koha për Ndryshim” mbuloi gjatë fjalës së Berishës thuajse tërë sheshin Skëndërbej, duke sjellë një risi në mënyrën e organizimit të tubimeve. Kreu i PD-së dy herë zbriti në shesh në mes të simpatizantëve, gjë që shtoi dhe më shumë brohoritjet e tyre.

Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij si rrallëherë nuk e përmendi asnjëherë emrin e rivalit të tij politik, kryeministrit Nano. Berisha u shpreh se më 3 korrik shqiptarët do të zëvendësojnë sistemin e korrupsionit me vlerat e demokracisë dhe shtetin ligjor. “Koha për ndryshim është sot verdikti plebishitar i shqiptarëve që duan të ndahen nga sistemi i korrupsionit që varfëron, çpronëson, mjeron dhe dëbon ata masivisht nga Shqipëria. Me një vendim mbarë popullor shqiptarët kanë vendosur që me votën e tyre më 3 Korrik të zëvendësojnë sistemin e korrupsionit me sistemin e vlerave të demokracisë, me shtetin ligjor që garanton liritë dhe drejtat e tyre”, tha Berisha. Më tej kreu demokrat përsëriti dhe një herë premtimin për ulje taksash, punësim, arsimim të të rinjve, duke e konsideruar fitoren e opozitës si një pasaportë drejt integrimit të vendit në Evropë. "Koha për ndryshim është koha për integrim. E ardhmja jonë europiane rend para nesh, nuk do ta lejojmë të largohet më nga ne. Ne do të rendim, do ta kapim atë. Ajo është e jona. Ne e meritojmë atë. Më 3 Korrik shqiptarët do të votojnë për ndryshimin, për integrimin, për pasaportën e tyre europiane, për Shqipërinë shpresëmadhe, zonjë të vërtetë, shtëpinë më të bukur të vehtes dhe fëmijëve të tyre", tha Berisha. Duke bërë një paralelizëm me festën e pavarësisë së SHBA-së, kreu i PD-së u shpreh se më datë 4 korrik dy kombe do të festojnë ditën e lirisë së tyre.

Mbyllja

Fjala e Berishës ishte e fundit në mitingun e djeshëm për t’i lënë më pas vendin muzikës së grupeve të ndryshme shqiptare, të cilët përshëndetën pjesëmarrësit. Grupi “Ritmi i Rrugës“, Kristi dhe grupi i baletit përshëndetën çeljen e fushatës së djeshme të PD-së. Nën tingujt e muzikës së grupit Suedez "Europ“, lideri demokrat zbriti drejt turmës duke përshëndetur pjesëmarrësit. Gjatë gjithë kohës që u zhvillua tubimi, ishin specialistët e BG&R ata që lëviznin përgjatë gjithë skenës duke u dhënë udhëzime të ndryshme, kandidatëve të

Shqiptarët duhet të bashkohen rreth qëllimit për ëndrrën evropian

6 krerët e qarqeve përshëndesin tubimin në emër të kandidatëve

Në miting morën fjalën përfaqësuesit e kandidatëve të çdo qarku. Përfaqësimi ishte kryesisht prej njerëzve nga qarqet akademike dhe shoqërisë civile. Sokol Olldashi, kandidat në qarkun e Durrësit, njëkohësisht dhe prezantues i tubimit të djeshëm në fjalën e tij tha se projekti i kryeministrit të Shqipërisë është që t’a kthejë Shqipërinë në një superkazino me qëllim varfërimin e mëtejshëm të shqiptarëve. “Në ndryshim nga ne projekti i kryeministrit është që t’a kheteje Shqipërinë në një kazino të madhe ku të fundosë në të, të gjithë shqiptarët. Koha për ndryshim ka ardhur, nga dita e votimit na ndajnë vetëm 6 javë. Shqiptarët do të votojnë ndryshimin", tha Olldashi. Për qarkun e Tiranës e mori fjalën kandidatja e zonës numër 39 Majlinda Bregu. “Sikurse pjesa tjetër e kandidatëve të Tiranës dhe unë përfaqësoj një zonë ku varfëria është ulur në çdo skaj. Prandaj lipset që në zgjedhjet e ardhshme të votojmë për ëndrrat e fëmijëve tanë", tha Bregu. Përfaqësuesi i qarkut të Korçës, Gjergji Pendavinji, tha se shqiptarët duhet të bashkohen rreth qëllimit për integrimin e vendit në Evropë. “Mesazhi i kohës për ndryshim ka ardhur. Shqiptarët duhet të bashkohen rreth këtij qëllimi për të realizuar ëndrrën tonë evropiane", tha Pendavinji. Xhevahir Rexhepi, përfaqësues i qarkut të Vlorës, ka bërë përgjegjës socialistët për trazirat e vitit 1997. "Vlora do të dëshmojë më 3 korrik se kush i veshi gratë me të zeza dhe kush i la fëmijët jetim. Ato gra me të zeza e dinë fare mirë se kush e dogji Vlorën. Janë po ata që vranë minatorët në Selenicë. Ne nuk sjellim me vete plagët e vitit 1997 por shpresën e vitit 2005", tha Rexhepi. Në tubim e morën fjalën edhe përfaqësuesi i qarkut të Shkodrës Gilman Bakalli si dhe përfaqësuesi i qarkut të Elbasanit, Nuri Hasa.

PD-së dhe drejtuesve të saj.

Lesi mungon ne podiumin e PD Përkrah liderit demokrat Berisha, ndodheshin dje dhe kryetarët e partive me të cilat PD ka nënshkruar marrëveshjen e Koalicionit. Genc Pollo, kryetar i PDR-së, Fatmir Mediu, kryetar i PR-së, Ligoraq Karamelo, kryetar i LDLNJ-së, kreu i PBK etj., ndodheshin së bashku me kandidatët në podiumin e ngritur për këtë qëllim. Ra në sy mungesa e kryetarit të PDK-së, Nikollë Lesi, i cili nuk ishte mes të pranishmëve. Berisha në fjalën e tij e konsideroi koalicionin e opozitës si një ndër më të mëdhenjtë që ka bërë në këto vite "Qendra e Djathtë shqiptare". “Dua të përshëndes liderët, anëtarësinë dhe simpatizantët e partive aleate, që me besim dhe me vendosmëri për të ndryshuar Shqipërinë, lidhën me Partinë Demokratike aleancën më të gjerë të qendrës së djathtë që Shqipëria ka njohur më parë– aleancën e fitores”, tha Berisha.Hapim dyert për universitetet Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha dje gjatë fjalës së tij se në rast se opozita fiton zgjedhjet ajo duke filluar që nga tetori i këtij viti do të hapë dyert e universiteteve për të gjithë maturantët që mbarojnë shkollën. “Koha për ndryshim është koha për shkollimin e fëmijëve tanë në shkolla moderne. Ne zotohemi për tolerancë zero ndaj analfabetizmit, shkollat moderne, dyfishim të rrogave të arsimtarëve, kualifikim të tyre, internet dhe anglisht në çdo klasë, universitete me dyer të hapura për të gjithë, duke filluar që me 1 tetor të këtij viti. Më 3 Korrik shqiptarët do të votojnë ndryshimin, do të votojnë për fëmijët, mësuesit dhe shkollat e tyre. Gara e dijes është gara e zhvillimit", tha Berisha. Gjithashtu kreu demokrat ka ripërsëritur edhe një herë premtimin e tij për uljen e taskave në masën 50 për qind, hapjen e vendeve të reja të punës, strehimin, zhvillimin e bujqësisë etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›