Ndahet nga jeta shqiptaro-amerikani Antoni Athanas
22/05/2005 Është ndarë nga jeta dje biznesmeni i njohur shqiptaro amerikan Antoni Athanas. Ai emigroi në SHBA bashkëme të atin në moshën 5 vjeccare, ku u vendosën në Detroid. Antoni Athanas njihet në SHBA për bizneset e suksesshme si dhe në pjesëmarrjen e tij në donacione të ndryshme. Gjatë viteve, 1991-1998, Athanas ka ndihmuar një numër të madh Shqiptarët të cilët emigruan në Aamerikë. Aai është i njohur dhe për mesazhet mbështetëse që ka dhënë për Shqipërinë gjatë viteve të tranzicionit. Antoni Athanas ka lindur në një fshat të Korccës. Dje përfaqësues të lartë të Detroid si dhe një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur në vendbanimin e Athanas, për homazhet e fundit.