“Vidhet” “Këpuca e Artë” e sezonit
22/05/2005 Laçi shënon sa gjysma e 35 javëve, goleadorë janë lojtarë nga skuadra inferiore në Kategorinë Superiore
Për skenat që kemi parë e dëgjuar dje në ditën e fundit të kampionatit të 66-të kombëtar për Kategorinë Superiore, ndoshta mund të themi se kemi qeshur shumë, por duhet të mendojmë se futbolli ynë ka qarë shumë. Pazare të hapura, kryesisht në Kamëz, në takimin më të përfolur për gola të shumtë, Partizani - Laçi. Një pazar i shëmtuar, kur kemi parasysh se këto skuadra nuk janë shquar në shënimin e golave të shumtë gjatë kampionatit. Konkretisht Laçi deri në javën e 35-të, në 1212 minuta lojë kishte shënuar vetëm 8 gola, ndërkohë që ndaj Partizanit vetëm në 75 minuta lojë shënon 5 gola në një ndeshje. Ndryshe ka ndodhur me Daniel Xhafën e Teutës, i cili në rast se do të shënonte dje gola të shumtë ndaj Egnatias, do të ishte më i besueshëm, sepse ai njihet si një golashënues i aftë në kampionatin shqiptar. Dhe serioziteti i Xhafës u duk pikërsisht në fundin e ndeshjes, kur ai nuk pranoi të ofendohej edhe më shumë nga “maskarada e golave”, Partizani - Laçi, e trajneri Nica e largon nga fusha e lojës. Ndoshta këtu mund të ketë patur edhe këmbëngulje nga rrogozhinasit për të mos shënuar shumë gola Xhafaj, të cilët kështu i bëjnë një mbyllje dinjitoze në fushën e tyre pa pazare, të kampionatit të Kategorisë Superiore. E kështu mund të pyesim se: “Këpucë e Artë” mund të jetë kjo e Bylykbashit? E vjedhur po, por e merituar jo, dhe Dorian Bylykbashi këtë do ta mbajë mend gjatë gjithë karrierës së tij, por edhe kur të largohet nga futbolli. Atëhere le të hapë këto shkrime, dhe le të kërkojë kasetat filmike të kësaj “goleade”, dhe ai do të qeshë me veten e tij, por që të tjerët ndoshta nuk do t’i falnin, ndoshta ata që Partizanin e quajnë vërtet një skuadër të madhe në futbollin shqiptar. Gjithsesi, Bylykbashi fiton edhe “Këpucën e Artë” por edhe 1.500 dollarë shpërblim që FSHF-ja i ka akorduar golashënuesit më të mirë të sezonit. Ndryshe ka ndodhur në dy ndeshjet e tjera, atje ku nuk kishte goleadorë, por vetëm ndeshje futbolli pa truke. Në “derbin” Elbasani - Shkumbini, ku edhe pse pati shumë kartona të kuq, verdheblutë e Elbasanit i bëjnë mbyllje fituese e me seriozitet kampionatit. Po kështu edhe në Shkodër në takimin Vllaznia - Lushnja, ku shkodranët përmbysin disavantazhin me lojë dhe gola të bukur. E pra kështu jemi ndarë nga pazari i Kamzës, e kemi ardhur në realitetin e Elbasanit, të Shkodrës, pse jo e të Rrogozhinës, ku futbolli fitoi më shumë se një goleador.