E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga shqiptarit, rrahu me shkop një nigeriane

22/05/2005  ITALI- Një shtetas shqiptar është arrestuar dje nga policia e qytetit të Sanremos në Itali, pasi akuzohet për ushtrim dhune dhe keqtrajtim ndaj personave. Lajmin e bënë të ditur dje burime policore lokale, sipas të cilave, 24-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik, akuzohet se në muajin shkurt ka rrahur barbarisht me një shkop bejzbolli, një prostitutë nigeriane, e cila më pas e kishte denoncuar në polici. Sipas burimeve policore, shqiptari njihej edhe si shfrytëzues prostitutash, ndonëse për këtë të fundit, ende mungojnë argumentet konkrete. I arrestuari, tashmë ndodhet në qelitë e paraburgimit të policisë së Sanremos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›