Policia që sot me "guidë"
22/05/2005 TIRANË- Policia e Tiranës nxjerr guidën e saj. E titulluar "Guidë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës", libri është përgatitur nga vetë drejtori Albert Dervishi. Në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, libri prej 86 faqesh flet kryesisht për riorganizimin e komisariateve të policisë, pak historik dhe një vizion të qartë për të ardhmen e bluve të kryeqytetit shqiptar. Nuk mungojnë faktet, këshillat etj., të përgatitura e të mbledhura me kujdes nga kryekomisari Dervishi, i cili me ardhjen e tij në këtë post është përpjekur të krijojë një frymë të re.