E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton amendimet e Kushtetutës

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi dje ndryshimet kushtetuese të miratuara me votat e dy partive, PD-PS.

Por edhe gjatë ditës së djeshme dy partitë më të mëdha të opozitës, PS dhe LSI, janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën lidhur me zhvillimin e referendumit për ndryshimet kushtetuese. Kryetari i Komisionit Juridik të Asamblesë Kombëtare socialiste, Ylli Manjani, hedh poshtë pretendimin e LSI-së që referendumi mund të mbahet edhe në kushtet kur 28 firma të deputetëve mungojnë. Por kjo kundërshtohet nga sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, i cili e konsideron referendumin një çështje të një rëndësie të veçantë. "Nuk ka asgjë më të rëndësishme dhe kombëtare se riinstalimi i diktaturës përmes ndryshimeve në Kushtetutë, të cilat e kanë kthyer vendin në republikë kryeministrore", u shpreh Vasili.                     a.l

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›