Tregtari kapet në kufi me 15 kg heroinë
Tregtari nga Korça kapet duke trafikuar në Greqi 15 kg heroinë.
PERMET / PIRO NASE
Iniciativën e guximshme për të kaluar drogën e pastër e ka marrë një 33-vjeçar, të cilin që në momentin e parë e "tradhtoi sjellja e tij me policët kontrollorë të Stacionit Kufitar të "Tri Urave" në Përmet.
Ardian Rexhepaj është ndaluar në orën 14:00 të ditës së djeshme në këtë nyje kufitare në jug të vendit, në tentativë për të kaluar drogën, e cila ishte e fshehur në pjesë të padukshme të autoveturës që ai drejtonte. Sipas njërit prej kontrollorëve të pikës kufitare të Tri Urave, në momentin e parë pas dorëzimit të pasaportës së tij me vizë "shengen" greke dhe pas marrjes së vulës dalëse, 33-vjeçarit i është kërkuar të hapë derën e bagazhit të automjetit tip "TOYOTA" me targa greke YMB 3402 për të kryer kontrollin e zakonshëm. Pasi është bindur kësaj kërkese të policisë dhe mjaft i qetë në pamje, i riu nga Mollasi, i cili kalonte kufijtë shpesh për qëllime tregtie, ka ndezur një cigare dhe në atë moment kërkoi të shkonte për të blerë një kafe në lokalin që ndodhej 100 metra në thellësi të territorit shqiptar. Në këtë moment dy prej kontrollorëve e kanë refuzuar këtë kërkesë të të riut dhe i janë afruar atij që të mos lëvizte. Rexhepaj ka shtyrë paksa një prej policëve për t'u larguar, por reagimi i policëve të tjerë ka qenë i menjëhershëm duke izoluar lëvizjen e mëtejshme të të riut korçar. Ky veprim ngjalli dyshime tek kontrollorët, të cilët kryen kontroll mjaft të imtësishëm deri edhe tek goma rezervë, e cila ndodhej në bagazh. Pas çmontimit të gomës rezervë dhe nxjerrjes së diskut, janë gjetur shtatë pako të paketuara me letër transparente brenda të cilave dyshohej se kishte lëndë narkotike e llojit heroinë. Në këtë moment i riu nuk ka reaguar aspak, duke qëndruar indiferent karshi pyetjeve spontane të bëra nga kontrollorët shqiptarë të "Tri Urave". Marrja e një thirrjeje në momentet e konstatimit të pakove të para me drogë nga një numër celulari grek, i ka vënë në dyshime edhe më të thella përfaqësuesit e Policisë Kufitare, të cilët kanë vazhduar punën e tyre kërkuese në të gjitha pjesët e automjetit që drejtohej nga Rexhepaj. Pas zhveshjes pothuajse të të gjithë tapicerisë së automjetit në anën e pasme dhe në mes, janë gjetur edhe disa pako të tjera të po të njëjtit format me lëndë narkotike. Gjatë një pune intensive kontrolluese prej 1 orë e gjysmë, është arritur të gjendeshin edhe 23 pako të tjera me lëndë narkotike, të cilat ishin të përqendruara në zonat më të padukshme të automjetit. Pas peshimit total të të gjithë lëndës narkotike, u arrit në rezultatin se sasia ishte 15 kg. Rexhepaj është ndaluar nga forcat e Komisariatit të Policisë së Përmetit me akuzën e "transportit ndërkombëtar të lëndëve narkotike e mbetur në tentativë". Kjo çështje i është kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet.