E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Kalaxen ndihmohet Gjeorgjia

"Fonadacioni Kala"

Kakhaber Kalaxe zbriti mbrëmë në fushë në mënyrë aktive për të ndihmuar Gjeorgjinë e tij: përmes një donacioni (përmes "Banca Prossima") në favor të "Fondacionit Kala" mund të mbështetet për të ndihmuar popullsinë gjeorgjiane e prekur nga lufta me Rusinë.

Kalaxe disa ditë më parë i bëri thirrje Bashkimit Europian dhe Nato-s, në emër të Gjeorgjisë për të pushuar luftimet që nisën në Osetinë e Jugut. Mbrojtësi mbrëmë nuk luajti kundër Juventusit për trofeun "Berluskoni", ndonëse ditët e fundit ka zhvilluar stërvitje bashkë me skuadrën. Ndërkohë, Maldini ka punuar në palestër, Nesta qëndroi pushim dhe Emersoni ka punuar i vetëm. Kaka e Borielo kanë bërë fizioterapi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›