E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më duket lojë që shpreh dhelpëri dhe identitet të dyfishtë

Presidenti Sejdiu e thotë mirë që “çdo qeveri e Beogradit, nga koha e Millosheviçit e deri më tani, e di se ku janë kriminelët e luftës që jetojnë në Serbi, që kanë bërë krime në Kroaci, që kanë bërë krime në Bosnjë, që kanë bërë krime në Kosovë dhe që jetojnë lirshëm dhe asnjë nga këto qeveri nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i dorëzuar këta njerëz”.

Qëndrimi i Beogradit, duke prezantuar në vitrinë një lider si z. Tadiç, që mbahet properëndimor, por

në thelb duke ndjekur të njëjtat linja anti-evropiane të dikurshme, flet për një dhelpëri të qartë, në mënyrën si Beogradi sillet me Evropën.

Them që kjo është një lojë dyshe, një lojë që shpreh një identitet jo të qëndrueshëm. Pikërisht, kjo lloj dhelpërie u mungon shqiptarëve. Ne jemi tipa emocionalë, i bëjmë gjërat me zemër, bëhemi tifozë, e ndërkohë të tjerët na e shpërdorin këtë dobësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›