Privatizimet, shumë objekte të Metalurgjikut në ankand
27/04/2010 Procesi edhe me letra me vlerë, dosjet në Ministrinë e Financave
ELBASAN-Zyra rajonale e Vlerësimit të Pasurive në Elbasan ka në dorë disa objekte, të cilat dalin për privatizim ku pjesa më e madhe janë në zona industriale, por ka edhe objekte shtetërore. Ardjana Voci kryetare e degës së shoqërive publike në Elbasan thotë se nga kjo zyrë po vazhdon plotësimi i dosjeve me bazë procedurën e privatizimit duke i dërguar më pas pranë ministrive të autorizuara për privatizimet si ajo e Ekonomisë dhe në Ministrinë e Financës ku edhe zhvillohet ankandi për këto objekte. Për objektet e ndërtuara në truall të ish-pronarit, këtij të fundit i lind e drejta e parablerjes. Objekte që ndodhen në proces privatizimi në Elbasan janë shumë ndër të cilat në ish-metalurgjik janë Ndërmarrja e Prodhimit të Çeliqeve, Ndërmarrja e Seleksionimit të Metaleve, Uzina 12 e Nikel-kobaltit, ndërkohë ka objekte në proces privatizimi në qendrën Balneare të Llixhës, objekti i ish-shkollës në komunën Gostimë, ish-zyrat tek Ofiçina e Gramshit, një librari po në Gramsh, ish-batalioni i artmitralierëve në Qafë-Thanë, farmacia shtetërore në Përrenjas etj. Ndërkohë janë dërguar për miratim privatizimi “SERA e Luleve” dhe ish-shtëpia e Pritjes në Elbasan. Të gjithë procedurat për privatizimin e objekteve dhe pjesëmarrjen në ankand bëhen nëpërmjet Ministrisë së Financave. Voci thotë se zyra që ajo drejton përgatit dokumentacionin, bën inventarin dhe i depoziton dosjet pranë ministrisë, e cila nis edhe procedurat e privatizimit. Tashmë privatizimi mund të bëhet edhe me letra me vlerë gjë që ka shtuar edhe më tepër interesin për këto objekte.