Ministrat Meta e Basha japin garanci për heqjen e regjimit të vizave
Meta: “Kemi plotësuar kriteret teknike, procesi është teknik”
Eljona Ballhysa
Ndryshe nga sa bëhet publike nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, dy ministrat e qeverisë “Berisha”, pikërisht ministri i Jashtëm Ilir Meta dhe ministri i Brendshëm Lulzim Basha, kanë dhënë garanci dje për marrjen e një përgjigjeje pozitive nga KE-ja për heqjen e regjimit të vizave për shqiptarët. Vetëm pak orë para se të nisej drejt Brukselit, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të Këshillit, të Parlamentit dhe të Komisionit Europian për vizat, ministri Jashtëm Ilir Meta u shpreh i bindur se vendi ynë i ka realizuar të gjitha kërkesat teknike të Udhërrëfyesit për liberalizimin e lëvizjes së shqiptarëve. Ai garantoi se ky proces bazohet vetëm në kriteret teknike dhe për këtë arsye qeveria shqiptare është e bindur se do të marrë një përgjigje pozitive nga Brukseli. Edhe ministri i Brendshëm, Basha, gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ka folur me detaje përsa i përket plotësimit të kritereve teknike. Sipas Bashës, të gjitha lajmet për mosheqjen e regjimit të vizave nxiten nga opozita, e cila, sipas tij, po e pengon këtë proces.
Vendimi
Ministri i Jashtëm, Meta, u nis dje në mesditë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të strukturave të Bashkimit Europian dhe në qendër të bisedimeve do të jetë pikërisht çështja e liberalizimit të vizave për shqiptarët. Meta është shprehur se procesi i heqjes së vizave është teknik dhe se Shqipëria i ka përmbushur këto kushte. “Ne bazohemi te parimi se i gjithë procesi është qartësisht një proces teknik. Jemi të bindur në progresin e jashtëzakonshëm që është bërë për të plotësuar të gjitha detyrimet”, - tha Meta.
Në këtë mënyrë Meta iu përgjigj edhe disa artikujve, të cilët citojnë raportin e Komisionit Europian, ku sipas tyre rezulton se vendi ynë ka plotësuar vetëm një nga katër kushtet e Udhërrëfyesit për heqjen e vizave. Por, sipas shefit të Diplomacisë shqiptare, raporti, që nuk është bërë ende publik, thotë krejt të kundërtën. “Çdo raport do të bëhet publik në kohën e duhur. Në çdo rast, vlerësimi për Shqipërinë do të jetë një vlerësim shumë pozitiv për shkak të progresit të padiskutueshëm që Shqipëria ka bërë për plotësimin e detyrimeve. Më vjen keq kur shoh se dhe një pjesë e medias, për të cilën kam respekt, bëhet viktimë e titujve të porositur me keqdashje në dëm të këtij procesi dhe të imazhit të Shqipërisë”, - është shprehur Meta. Ministri i Jashtëm gjithashtu përjashtoi mundësinë se zhvillimi i zgjedhjeve të pritshme në Bosnjë-Hercegovinë mund të ndikojë në vonimin e dhënies së opinionit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë.
Raporti
Edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, gjatë një raportimi dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, deklaroi se pala shqiptare pret një përgjigje pozitive nga ana e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave, pas shqyrtimit prej tij të raportit paraprak hartuar nga ekspertët. Konkretisht, ky raport prej 44 faqesh në lidhje me liberalizimin e vizave, sipas Bashës, pohon se Shqipëria ka bërë përparime në lidhje me përmbushjen e kushteve për këtë proces, e për këtë, ministri i kabinetit, Lulzim Basha, është treguar optimist në lidhje me pritshmërinë e vlerësimit nga e Komisioni Europian ndaj Shqipërisë. Por, ndërkaq, Komisioni Europian thekson gjithashtu se mosprezenca e opozitës në sallën e Kuvendit ka përcjellë një mesazh jo fort të këndshëm për Brukselin, pasi apeli i institucioneve ndërkombëtare ka qenë për një bashkëpunim të thellë mes forcave politike. Sipas Bashës, raporti tregon për përparimin e Shqipërisë në shumë fusha, si në sigurinë e kufijve dhe pajisjen me dokumentin e identitetit. Basha shtoi se opozita po përpiqet të nxijë imazhin e vendit.
Ndryshime në kupolën drejtuese të LSI-së
Ministri i Jashtëm, njëkohësisht kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, bëri publik dje nga selia e LSI-së ndryshimin e disa emrave drejtues në këtë parti. Meta prezantoi për mediat Luan Ramën në postin e sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie dhe Ardit Çelën si sekretar për Marrëdhëniet me Publikun. Burimet kanë bërë të ditur se këto ndryshime lidhen me përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme për drejtuesit e pushtetit vendore.
27 Prill 2010