Më mirë trëndafila se kokainë
Për shtatë vite me radhë, demokratët e SHBA-së, me të drejtë janë ankuar se Presidenti Xhorxh Bush (George W. Bush) panevojshëm ka armiqësuar botën, duke irrituar aleatët dhe shkatërruar ndikimin dhe pozitën e Amerikës. Por, tani demokratët po bëjnë gjënë e njëjtë në tregti. Në Amerikën Latine është Barak Obama (Barack Obama) dhe Hilari Klinton (Hillary Clinton(, që shihen si kauboj kokë më vete, duke kundërshtuar marrëveshjen për treg të lirë të Shteteve të Bashkuara me Kolumbinë. Disa demokratë thonë se janë kundër paktit, sepse Kolumbia ka shkelur të drejtat e njeriut. Këto brenga kanë legjitimitet, por nuk duhen të përdoren si dënim për njerëzit si Norma Rejnosa (Norma Reynosa), një grua 35-vjeçare, e cila do të mund t‘i presë lulet që shkojnë në buqetën e amerikanëve për Ditën e Nënës.
Të drejtat e njeriut nuk janë abstrakte për Rejnosën. Dy nga kushërirët e saj janë vrarë gjatë luftimit brutal dhe pasigurisë që ka kapluar rajonin e saj vendas, në jug të Kolumbisë. I treti ishte vrarë nga një minë dhe i katërti ishte keqtrajtuar në moshën 12-vjeçare, ndërsa ishte detyruar të punojë për guerrilët në Ushtrinë Kombëtare për Liri, ELN. Rejnosa mbante një restorant të vogël, por u detyrua të ikte, sepse guerrilët kërkonin që ajo të paguante më shumë nga sa ia mbante xhepi. "Ata thanë se do të na vrasin," kujton ajo. "Nuk thanë se si. Kryesisht ata i pushkatojnë njerëzit dhe i gjuajnë trupat në lum".
Andaj në qershor të vitit 2005, Rejnosa dhe burri i saj braktisën shtëpinë e tyre dhe ikën në periferi të kryeqytetit, për të parë nëse do të gjenin punë në industrinë e luleve, që është në rritje. Qytetet kolumbiane si Medelin, ishin qytetet më të rrezikshme të botës në vitet ‘80 dhe ‘90, por tani ato lulëzojnë dhe shkalla e krimit është më e ulët se në disa qytete të SHBA-së. Një nga arsyet janë ato trëndafilët që blejnë amerikanët e që hyjnë pa taksa nga Kolumbia. Këto ditë, Kolumbia është eksportuesi i dytë më i madh në botë për eksport të luleve, pas Holandës, dhe gati 200 mijë njerëz punojnë në industrinë e luleve. Deri në 28 aeroplanë bartës në ditë fluturojnë nga Kolumbia për në SHBA. Më mirë karafila se kokainë, apo jo? Kritikët e paktit për treg të lirë brengosen se kjo do t‘i lëndojë punëtorët amerikanë. Por malli kolumbian tanimë hyn në SHBA pa taksa dogane; ajo që do të ndryshonte është se eksportuesit amerikanë do të mund kenë qasje në tregun kolumbian. (Kolumbia po shtyn shumë për këtë pakt, jo për shkak të ndonjë dobie të menjëhershme tregtare, por sepse qasja e saj pa taksa në SHBA duhet të ripërtërihet vazhdimisht. Bizneset nuk duan të investojnë në ferma të luleve, pos nëse janë të sigurt se do të mund të eksportojnë për Amerikë për shumë vite që do të vijnë). Disa demokratë cekin se Qeveria e Kolumbisë ka qenë e lidhur me njësitë paramilitare që vrasin anëtarë të sindikatave.
Ishte e rëndësishme që demokratët të shprehin brenga të tilla, duke shtyrë Kolumbinë që të shtypë paramilitarët dhe të dënojë ata të cilët vrasin sindikalistët. Por, përparimi i Kolumbisë ka qenë i madh. Vrasjet e anëtarëve të sindikatave, megjithëse ende problem, kanë rënë për 80 për qind, që nga viti 2002. Vitin e kaluar shkalla e vrasjeve për anëtarët e sindikatave ishte 4 për 100 mijë, duke arritur nivele shumë më të ulta, sesa vrasjet e popullatës në përgjithësi. Gjersa rregullon lulet në një serrë të madhe, Rejnosa e di që e ardhmja e saj varet nga qasja në tregun e SHBA-së. Ajo pajtohet se Kolumbia ka probleme me të drejtat e njeriut, por me pasion thotë se marrëveshja për treg të lirë është një mënyrë për të regjistruar përmirësimet e vazhdueshme. Më shumë tregti do të thotë më shumë punë dhe më shumë siguri dhe të drejta të njeriut, thotë ajo. Pesë vitet e fundit kanë parë rritje të mëdha në sigurinë dhe në cilësinë e jetesës në Kolumbi, dhe kjo është arsyeja se pse presidenti Alvaro Uribe ka një shkallë të aprovimit prej 85 për qind. E pyeta Uriben nëse kishte brenga në mesin e udhëheqësve latinë për shkak të demokratëve në Kongres, që po kërkojnë që SHBA-ja të largohet nga përkushtimi i saj historik për treg të lirë. Ai tha shtruar: "Nuk dua ta imagjinoj këtë skenar. Do të ishte shkatërruese për marrëdhëniet e mira në mes SHBA-së dhe rajonit tonë".
Me dorën në zemër, një grup i madh i demokratëve të rëndësishëm nga administratat e mëparshme kanë miratuar fuqishëm marrëveshjen e tregut, duke thënë se është "në interes të sigurisë kombëtare dhe ekonomike". Por, kandidatët presidencialë nuk po dëgjojnë. Demokratët instinktivisht kritikojnë Bushin, kur ky lëndon pozitën e Amerikës në botë. Kjo është lehtë. Por, një test i sinqeritetit intelektual është gatishmëria të mbash anën tënde me standarde të njëjta dhe të nxjerrësh në pah të palarat e atyre politikanëve që zakonisht i admiron. Një nga veprimet e Bushit që ka kushtuar shumë, është refuzimi i mprehtë i traktatit klimatik të Kyotos; ai e simbolizoi qasjen ‘ose si them unë ose hiq‘, qasje e cila nxiti anti-amerikanizmin përreth botës. Nëse pakti për treg të lirë i Kolumbisë refuzohet dhe SHBA-ja sprapset nga angazhimi i saj për të zgjeruar tregun, ky mund të jetë ekuivalenti demokrat i Kyotos dhe do të sinjalizojë tërheqje nga internacionalizmi. Kjo do të shihej si përqeshje e Shteteve të Bashkuara me botën.