Siguria rrugore dhe "vizioni zero"
Prej 17 vitesh, një "taksë absurde gjaku" vazhdon të derdhet rrugëve të Shqipërisë, për shkak të aksidenteve rrugore. Gjakderdhja që rezulton në rrugët e Shqipërisë gjatë këtyre katër muajve shpreh tendencën për rritje në tabelën e vdekjeve, si rezultat i kundërvajtjeve, pse jo, shpesh dhe sjelljeve kriminale në rrugë me më tepër se shifra prej 380 persona të regjistruar në vitin 2007.
Një nga elementët e rëndësishëm të trekëndëshit të sigurisë rrugore është ai që lidhet me detyrimin ("enforcement") për zbatimin e legjislacionit rrugor, detyrë që duhet të përmbushet nga organet e autorizuara të Policisë së Shtetit dhe posaçërisht ato të shërbimit të Policisë Rrugore.
Në përbërje të Policisë së Shtetit, Policia Rrugore është shërbimi i specializuar, që ka për detyrë t‘i ofrojë gjithë komunitetit e veçanërisht përdoruesve të rrugës, një shërbim cilësor, një prezencë konstante në rrugë, një mentalitet që të rizbulojë vlerat dhe traditat më të mira të zbatimit e të respektimit të ligjit, por mbi të gjitha solidaritetin dhe ndihmën kundrejt qytetarit dhe të gjithë përdoruesve të rrugës, duke garantuar një policim të drejtuar drejt komunitetit, çka duhet të jetë dhe dimensioni kryesor i punës së këtij shërbimi, që vetëm në këtë mënyrë do të prodhonte më pak ngjarje në rrugë, më pak pasoja për shëndetin e njerëzve, më pak pasoja për dëmtimin e pronës, më shumë siguri e besim nga komuniteti te strukturat e zbatimit të ligjit.
Shërbimi i Policisë Rrugore ka detyrimin jo vetëm të menaxhojë trafikun e të sigurojë qarkullim normal, por të ushtrojë dhe "represion" për të gjithë përdoruesit e rrugës që konstatohen në kundravajtje, nëpërmjet aplikimit të sanksioneve me gjobë e atyre plotësuese të pezullimit të lejedrejtimeve, bllokimit apo sekuestrimit të automjeteve etj., sipas përcaktimeve në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
Shpesh efektivitetin e detyrimit për zbatimin e ligjit, drejtuesit e strukturave të Policisë Rrugore e matin me numrin e lartë të masave administrative me gjobë që aplikojnë. E vërteta është se numri i tyre (mesatarisht 550000 gjoba në vit), po të krahasohet me numrin e automjeteve në qarkullim dhe popullsinë është disa herë më i lartë se në vendet e Bashkimit Evropian. Por nëse analizohen sanksionet me gjobë të aplikuar, konstatohet menjëherë një disproporcion i papranueshëm midis masave të vendosura për kundravajtje, që rezultojnë si burim kryesor aksidentesh dhe atyre për kundravajtje të tjera që kanë ndikim më të vogël për ngjarje aksidentale.
Po t‘u referohemi statistikave, kundravajtje të tilla si:
-tejkalimit të normave të lejuara të shpejtësisë,
përdorimit të pijeve alkoolike apo drogave gjatë drejtimit të mjetit;
-parakalimet e gabuara;
-mosmbajtje krahu, mosrespektim distance në udhëtim;
-kryerja e manovrave të gabuara në rrugë;
-mospërdorimi i rripit të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve;
-mospërdorimi i kaskos mbrojtëse nga drejtuesit e çiklomotorëve e motoçikletave;
-përdorimi i aparateve celulare gjatë drejtimit të mjeteve etj.,
zënë më pak se 30% në raport me totalin e sanksioneve me gjobë e masave plotësuese të aplikuara nga shërbimet e Policisë Rrugore. Ky realitet evidenton qartë faktin se analizat e strukturave drejtuese të Drejtorisë së Policisë Rrugore për këta tregues nuk janë serioze.
Mendojmë se ndryshimi i mentalitetit në punën e shërbimit të Policisë Rrugore, në përshtatje me kërkesat e filozofisë së policimit në komunitet, ku palët të ndjejnë reciprokisht detyrimet qytetare e ligjore, është një punë që duhet çuar me ngulm përpara. Natyrisht realizimi i kësaj filozofie (te ne e saponisur), aplikuar më se 1 shekull më parë në vendet perëndimore kërkon burime njerëzore të përgatitura e mirëtrajnuara dhe stabilitet të trupës së Policisë Rrugore, por kërkon njëkohësisht përmirësime të legjislacionit rrugor për ta bërë atë më të thjeshtë në aplikim, pajisje kontrolli e bazë logjistike bashkëkohore, reformim të plotë të sistemeve të informatizimit për të dhënat e gjobave, të lejedrejtimeve të pezulluara, mjeteve të bllokuara, si dhe krijimin e rrjeteve të komunikimit për shkëmbim informacioni të përbashkët për të dhënat që administron Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (targa, patenta), Kompanitë e Sigurimeve (siguracione mjeti), Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (hyrjet e daljet e automjeteve me targa të huaja) etj. Të gjitha këto prioritete të shndërruara në projekte konkrete për zbatim, mendojmë se i kërkoi Kryeministri i vendit në analizën e punës së Policisë së Shtetit, kur shprehu shqetësimin për nivelin e lartë të aksidentalitetit në rrugët e vendit dhe "propozoi" për të vendosur policë rrugorë në çdo kilometër, që fatkeqësisht u përkthye nga drejtuesit e Policisë së Shtetit me modelin e vjetër mediatik të inspektimeve në rrugë për forcimin e masave të kontrollit.
Po a kanë pasur strukturat e policisë rrugore asistencë profesionale e mbështetje logjistike? Banka Botërore ka asistuar strukturat qeveritare me disa projekte për sigurinë rrugore, ka hartuar strategji të zhvillimit të transportit rrugor, raporte me rekomandime konkrete, një nga të cilat ka qenë komponenti për sigurinë rrugore i realizuar nga Kompania Suedeze SweRoad. Po kështu Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë mbështetur e asistuar në reformimin, strukturimin e trajnimin e efektivave të Policisë së Shtetit nëpërmjet misioneve PAMECA dhe ICITAP.
Por fatkeqësisht raportet e rekomandimet e ekspertëve të huaj shpesh përfundojnë në sirtarët e disa drejtuesve të institucioneve dhe humbasin në pluhurin e harresës. Askush nuk mban përgjegjësi për produktin e përftuar nga këto projekte, për të cilat gjithsesi harxhohen miliona euro fonde, të paguara nga taksapaguesit dhe shoqëria shqiptare. Situata përkeqësohet më tej nga heqja e vazhdueshme e profesionistëve nga postet e tyre, gjë që ndërpret kujtesën (memorien), vazhdimësinë dhe menaxhimin e dijeve, pengon planifikimin dhe ndalon progresin, duke krijuar tek individët një klimë ankthi dhe indiferencë veçanërisht pas "reformave" pafund (e vërteta është se njerëzit janë lodhur e nuk u besojnë më), që në themel të tyre fatkeqësisht kanë prodhuar shpesh mediokritet në shkëmbim të profesionalizmit.
Edhe pse vendi ynë është shumë larg standardeve të sigurisë sipas "Vizionit Zero" të aplikuar nga Parlamenti e qeveria suedeze që në vitin 1997, sipas të cilit, jeta njerëzore dhe shëndeti janë prioritare dhe kanë përparësi mbi lëvizjen dhe objektivat e tjerë të trafikut rrugor, kjo nuk do të thotë se qeveria shqiptare nuk duhet të ndërmarrë hapa për të mundësuar një sistem trafiku rrugor që të sigurojë jetën për të minimizuar si mundësitë për të gabuar, ashtu dhe dëmtimet kur ato ndodhin. Misioni i Policisë Rrugore në përmbushjen e këtij synimi është parësor, pasi lidhet direkt me njeriun, kontrollin e sjelljes së përdoruesve të rrugës në cilësinë si drejtues mjetesh, këmbësorë, motoçiklistë, biçiklistë etj.
Shpesh, kohët e fundit në media të ndryshme kemi dëgjuar drejtues të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe asaj Rrugore, të shprehen për nivel të ulët të aksidenteve rrugore dhe pasojave të tyre në krahasim me vende të tjera, madje dhe ato perëndimore, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Mjafton të sjellim në vëmendje shifrat e vendit fqinj, Italisë, me popullsi 59.3 milionë banorë dhe rreth 51 milionë automjete në qarkullim, ku në vitin 2007 në aksidente rrugore kanë humbur jetën 1682 persona dhe komentet janë të tepërta. Po të shkojmë më tej, nëse në vendin tonë me 3.5 milionë banorë dhe rreth 350000 automjete në qarkullim ka 1 vdekje për më pak se 1000 automjete në qarkullim, në Londër me 8 milionë banorë dhe 3 milionë automjete në qarkullim, ka 1 vdekje për 13500 automjete. Raporti 14 herë më i lartë te ne është i qartë.
Pa anashkaluar faktorët e tjerë, për këtë nivel të lartë aksidentaliteti do të konsideronim si kontribuues nga më kryesorët sjelljen dhe qëndrimet e përdoruesve të rrugës. Përfytyroni ç‘katastrofë do të ndodhte në rrugët e Londrës nëse do të ishte i njëjti qëndrim dhe sjellje nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorëve si te ne?!
Detyrimi efikas për zbatimin e ligjit, i kombinuar me faktorë të tjerë, si edukimi dhe infrastruktura rrugore efikase mund të ndryshojnë sjelljen dhe qëndrimet e përdoruesve të rrugës. Policia Rrugore është struktura që "realizon" vetëm një nga elementët e trekëndëshit të sigurisë, detyrimin për zbatimin e ligjit ("enforcement"), çka nënkupton se rritja e parametrave të sigurisë rrugore nuk mund të realizohet vetëm me ndërhyrjet e policisë edhe sikur të konsideronim punën e aktivitetin e saj në nivelin më të mirë, përkundrejt problematikës dhe realitetit ndryshe që ajo ofron.
Ǒprodukt ofron Policia Rrugore në realitetin e përditshëm? Me keqardhje konstatohet, falë defekteve serioze në menaxhimin e shërbimit, mungesa e respektit për shtetin dhe ligjet e rrugës, e dukshme në qëndrimet e drejtuesve të automjeteve dhe sjelljet e tyre në timon. Kjo ndodh, sepse shpesh aksionet e kontrollit të policisë për forcimin e zbatimit të ligjit përfundojnë pa filluar ende mirë. Trafiku i influencave me telefonata e ndërhyrje deri në bezdisje të shefave të Policisë Rrugore nga "eprorë", të cilët imponojnë në vend të ligjit "maliqin", është një tjetër sëmundje, e cila përveçse u jep "frymëmarrje të fortëve", stimulon korrupsionin e abuzimin në detyrë dhe zbeh besueshmërinë e publikut te strukturat e zbatimit të ligjit.
Qeveria ka shpalosur prej kohësh moton "Shqipëria në moshën e internetit", çka do të thotë se prania dhe komunikimi i vazhdueshëm me publikun nëpërmjet mediave dhe kanaleve të internetit rritin ndjeshëm performancën e strukturave publike në këtë aspekt edhe të shërbimit të Policisë Rrugore. Por realiteti fatkeqësisht bëhet më i zymtë, kur konstaton se prej një viti është hequr faqja e internetit të Policisë Rrugore nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit, ndërsa publiku e mediat e kanë të vështirë të gjejnë të dhëna për situatën e aksidenteve rrugore, masave administrative e atyre plotësuese të aplikuara apo mesazhe për informimin e komunitetit për situatën e sigurisë në rrugët e vendit.
Pa arritur një bashkërendim e bashkëpunim të të gjitha strukturave dhe aktorëve që kanë detyrime secili në elementin e tij të sigurisë rrugore, nuk mund të pretendohet arritja e suksesit dhe përmirësimi i treguesve, që janë mjaft alarmantë. Të gjithë së bashku në pozicionin e zyrtarit të administratës shtetërore apo të pjesëtarit të shoqërisë civile duhet të kuptojmë dhe të ndjejmë se është e virtytshme të shpëtosh një jetë në rrugë, duhet të kuptojmë se në fund të fundit "bëhet fjalë" për jetën e shtetasve shqiptarë...