Na nevojiten ca doracake te thjeshte
Më thanë se doli raporti i Mjekësisë Ligjore për atë të shkretën që vdiq nga bajamet. Eu, vetëm prokurorët e dinë të vërtetën. Dëgjomëni mua: E ka fajin mjeku që bëri operacionin. E patë klinikën? Jo. E ç‘faj kanë mjekët?! Familjarët nuk treguan kujdesin e duhur. S‘i besohet privatit! Eh, ç‘faj ka privati, thuaj që këtë kulturë kemi…
E morët vesh? Mediu paska ikur në Amerikë. E tha edhe Godo. Kush largohet e merr fajin mbi vete, dihet ajo. Do të kthehet, ka djalin të sëmurë. As mos e mendo! Pastaj fajin për mua e kanë ushtarakët... E ç‘faj kanë ata të shkretët? E tha edhe FBI-ja, shkaku kishte qenë një saldatriçe që punonte atje pranë… Këto janë fragmente bisedash që mund t‘i dëgjosh gjithkund.
1.
Thuajse në mënyrë ciklike, opinioni publik shqiptar përfshihet nga ethet e tragjedive dhe nga shtërzimi i paaftësisë për të nxjerrë përgjegjësit e tyre. Në një korkolepsje tipike për thashethemnajat, të cilat në këto anë të botës janë pjesë e pandarë dhe e rëndësishme e kulturës, përzihen përgjegjësitë ligjore, ato administrative dhe sigurisht përgjegjësitë politike që asnjëherë nuk mungojnë dhe që zakonisht synojnë majën e shtetit apo të qeverisë. Ata që e mbajnë veten si më skeptikë, (nënkupto ndaç edhe snobët) pa mëdyshje fajësojnë zakonisht kulturën tonë, prapambetjen, natyrën bizantine dhe mentalitetin në tranzicion. Të tjerë sërëndisin shpërfilljen konstante të ligjit dhe të rregullit, abuzimin me detyrën dhe korrupsionin, që sigurisht na qenkan karakteristika vetëm tonat.
Një nga shkaqet kryesore pse këto tragjedi vazhdojnë të sillen e përsillen gjatë, është fakti se rrallë ndër ne janë ndëshkuar në mënyrë të paanshme shkaktarët e tyre. Për këtë mjafton të shohësh njoftimet e policisë qoftë edhe për krimet e rënda të dy-tre ditëve të fundit. Jo një herë, sipas një tradite tashmë, përmendet togfjalëshi: "Dyshohet se krimi është bërë për larje hesapesh". Në gjuhën juridike kësaj i thonë vetëgjyqësi dhe kjo vetëgjyqësi është pasojë e drejtpërdrejtë e mosndëshkimit të një krimi pararendës. Disa thonë se këtë mosndëshkim e ushqen korrupsioni dhe mentaliteti i drejtuesve të shtetit, të cilët në mënyrë instiktive e ndjejnë se sa më shumë problematike të jetë shoqëria, aq më pak do të bien në sy zullumet e tyre.
Në një këndvështrim, të gjitha këto janë të vërteta, ashtu sikundër ishte e vërtetë edhe maksima që u shfaq në një mbledhje: "Një vdekje është tragjedi, shumë janë statistikë". Paradoksi i maksimës së mësipërme shtohet po të mbajmë parasysh se mbledhja mbahej për t‘i dhënë përgjigje pikërisht amullisë së përgjegjësive në sektorin e mjekësisë nën drejtimin e zyrës që pretendon të kolaudojë, akreditojë dhe kontrollojë funksionimin e njësive të sistemit tonë mjekësor. Sikundër na u raportua nga mediat, në këtë mbledhje madje u fol në mënyrë filozofike edhe për raportet e fajësisë mes sistemit, individit dhe raportet me lirinë, sigurisht…
2.
Duke vazhduar në hullinë e mbajtjes së kësaj mbledhjeje nuk ka se si të mos të të tërheqë vëmendjen edhe konkluzioni sipas të cilit në shumë spitale dhe qendra shëndetësore "mungojnë" të dhënat e shkruara për pacientët dhe për pasojë "dyshohet se numri i të vdekurve nëpër spitale (nënkupto nga përgjegjësia e mjekëve) është tepër më i madh nga ai i raportuar". Nëse një gjë e tillë do të deklarohej për kalimin jashtë statistikave të domateve që vijnë nga importi me siguri që do të kishim një seancë të posaçme parlamentare ku deputetët do të shaheshin me nënë në emër të luftës kundër korrupsionit. Mirëpo kjo nuk shihet të ndodhë kur dikush vdes i paregjistruar në një spital të cilin e ka certifikuar shteti.
Por le t‘i lëmë politikanët në paqen e tyre, që prishet vetëm kur duhet të mbrojnë interesat e veta apo të bizneseve që kanë pas vetes. Së paku dy ngjarje të fundit: tragjedia e Gërdecit dhe vdekja e vajzës 16-vjeçare pas operimit nga bajamet dëshmojnë se jo vetëm opinioni publik, por edhe strukturat përgjegjëse shtetërore, që kanë për detyrë të qartësojnë ç‘ka ndodhur dhe të ndajnë përgjegjësitë, ndodhen para një situate realisht të pashembullt që e bën gati të "palexueshme" përgjegjësinë: mungesa e ca doracakëve që përcaktojnë (mbështetur mbi ligjet përkatëse) procedurat e një veprimtarie.
Këta "doracakë", që në disa zyra thirren rregullore, në të tjera protokolle, e që përmblidhen nën emërtimin "akte nënligjore", në dukje janë pakogjë, por në të vërtetë pikërisht ata rregullojnë aktivitetin e përditshëm dhe për pasojë ndajnë edhe përgjegjësitë.
Mjafton të shkosh në një spital dhe do ta kuptosh menjëherë se kaosi buron së pari e kryesisht nga mungesa e këtyre protokollove. Shumëkujt i ka qëlluar që të dëgjojë se si mjekët kanë "hapur" për operacion dikë duke dyshuar për apandesit dhe ka dalë cist. Kush nuk ka dëgjuar se në një operacion është harruar kjo apo ajo.
Në të vërtetë, kjo amulli organizimi nuk vihet re vetëm nëpër spitale, pa çka se atje është më e prekshme pasi lidhet me jetën e njeriut. Por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Gërdecin. Nëse do të kishin ekzistuar këto protokolle që rregullojnë veprimtarinë, s‘kishte pse Prokuroria e Përgjithshme të çonte si "material shtesë" në Parlament 700 faqe dokumentesh.
Shkurt e qartë këto mungesa "të parëndësishme" vihen re në çdo hap të jetës e me këtë mungesë ndeshemi përditë në atë që zakonisht thirret fushë e shërbimeve. Dërgon një letër në një zyrë dhe ose nuk merr përgjigje kurrë, ose e merr përgjigjen brenda ditës. Përcillet një shkresë nga një ministri në një tjetër dhe për të marrë përgjigjen duhet që ministri t‘i telefonojë ministrit që të marrë përgjigjen. Fatura e dritave një muaj vjen tre jo. Analizat e gjakut të nënës duhet të shkosh e t‘i marrësh vetë në laboratorin e spitalit, sepse nuk ke një person përgjegjës për këtë…
Më tregonte një miku im, të cilit i kishte humbur patenta. Kishte shkuar në zyrën përkatëse në autostradë dhe kishte marrë këtë përgjigje: duku pas ndonjë jave një herë se mbase e merr. E njëjta marrëdhënie është nëpër zyrat e bashkive, të komunave, të policisë, ministrive patjetër. Edhe më e rëndë bëhet situata nëpër zyra përmbarimi, gjykata, zyra të regjistrimit të pasurisë e kështu me radhë.
3.
Kujt prej nesh nuk i ka rastisur që të përplaset me ndonjë portë lokali, shkolle apo institucioni. Diku dera hapet nga jashtë brenda, diku tjetër nga brenda jashtë. Atëherë na ka ardhur në ndihmë ajo tabela "Shtyje" apo "Tërhiqe". Në të vërtetë në vendet që kanë standarde të përcaktuara dihet se dyert e objekteve publike dhe shoqërore duhet të hapen nga brenda jashtë për të shmangur bllokimet në raste emergjencash. Në pamje të parë kjo është një hiçogjë, por në të vërtetë Brenda kësaj mungese "të parëndësishme" gjithkush mund të lexojë simbolikën e amullisë në të cilën përsillemi tash e gjithë ditën.
Pa dyshim, tashmë që shoqëria është përfshirë në një debat "të madh" si ai i ndryshimeve kushtetuese, këto gjëra që po themi tingëllojnë vogëlsira, por në të vërtetë pikërisht brenda këtyre vogëlsirave vërtitet jeta e përditshme e qytetarëve shqiptarë, e cila bëhet në mënyrë paradoksale sa më moderne, më e vështirë dhe larg normalitetit.
Nëse për çdo sektor do të kishim në fuqi këto akte nënligjorë, atëherë edhe jeta do të lehtësohej, edhe përgjegjësia lehtësisht do të evidentohej për sytë e publikut, edhe efikasiteti i zyrave do të rritej dhe aktiviteti i tyre do të shmangte personalizmin, duke krijuar kësisoj edhe një barrierë të re ndaj korrupsionit.
Mirëpo kjo nuk ndodh. Rritet kështu fuqia e anonimëve të zyrave, shmangen përgjegjësitë dhe rritet amullia. E ne ndjehemi njëlloj sikundër përplasemi te porta për të cilën nuk e di se në ç‘krah hapet…