Arrestohet, ishte në kërkim për plagosje
03/04/2009 Grindja, për motive banale
SHKODER- Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se efektivat e saj kanë mundur të kapin shtetasin e shpallur në kërkim Muharrem S. Shtetasi 46-vjeçar kishte rreth më se një muaj që kërkohej nga policia, pasi dyshohej si autor i ngjarjes së datës 21.02.2009, të ndodhur në lagjen “Liria” të qytetit të Shkodrës, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi Kastriot Mhilli. I dyshuari kishte qenë në lokalin e tij kur kishte pasur shqetësime nga klienti Mhilli që po pinte kafe. Hetimet paraprake të policisë kanë nxjerrë se në grindje e sipër M. SH kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Mhilli, i cili kishte mbetur i plagosur. Burimet policore bëjnë të ditur se 46-vjeçari u gjet në banesën e tij në lagjen “Tepe” në periferi të qytetit të Shkodrës. Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, ndaj 46-vjeçarit M. SH. Ky shtetas dyshohet për konsumim të veprave penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë ” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.