Më shumë se 50 për qind e shqiptarëve, probleme me lëkurën
Më shumë se 50 për qind e shqiptarëve, kanë probleme me lëkurën, ndërsa rreth 90 për qind e adoleshentëve vuajnë shqetësimet nga aknet. Pakkush e di, po probleme të lëkurës nuk mund të quajmë vetëm "pakënaqësitë" e secilit me lëkurën e fytyrës, në mënyrë të veçantë femrave. Shumica e popullatës kanë probleme me lëkurën e duarve, këmbëve, trupit, apo pjesë të veçanta të cilat mund të jenë edhe më delikate apo problematika. Ulcerat, apo acarimet e lëkurës, nuk ndodhin vetëm në moshat e mëdha, por edhe në moshat e vogla, madje dhe fëmijët. Stresi, mungesa e informacionit, papastëritë e shtuara dhe shtimi i dozës së detergjenteve që pastrojmë shtëpitë, po rrisin numrin e alergjikëve, dhe shqetësimeve të lëkurës. Dje u organizua simpoziumi i parë dermato-venerian, u organizua sipas një bashkëpunimi me Komisionin e Shëndetësisë, universitetin "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe institutin italian "Istituto dermopatico dell Immacolata", Roma. Mjekja Ermira Vasili, Entela Shkodrani dhe mjekët italianë Luca Leoni kanë paraqitur referimet e tyre lidhur me problemet e acarimit të lëkurës, akneve, gërryerja e lëkurës te fëmijët. Mjekët kanë sjellë përvojën e tyre në trajtimin e këtyre sëmundjeve, teknologjitë e reja me barna dhe terapi, si dhe kanë bërë publike shifra dhe problematika lidhur me sëmundjet e lëkurës.
Problemet e lëkurës
Problemet e lëkurës janë të shumëllojshme, ekzemat janë shqetësim në mënyrë të veçantë. "Një në tre adoleshentë kanë probleme me aknet dhe më shumë se 40 për qind e shqiptarëve kanë probleme me lëkurën. Shkaktarë të këtyre problemeve janë ndryshimi i mënyrës së jetesës, shtimi i ndotjes së ambientit, shtimi i dozave të detergjenteve që pastrojmë shtëpitë", sqaroi mjekja dermatologe, Ermira Vasili. Sipas saj, një problem shumë i madh i popullatës sot është përdorimi i produkteve kozmetike për lëkurën, pa ditur se cilat janë nevojat e lëkurës, pa kryer vizitë të dermatologu dhe pa marrë ato produkte specifike për lëkurën që kemi. "Kemi nevojë të shkojmë te dermatologu jo vetëm kur kemi shqetësime, por edhe për të marrë një informacion se çfarë lloj lëkure kemi, cilat janë produktet që duhet të përdorim dhe cilat janë kremrat, shampot, produkte kozmetike që i përshtaten lëkurës tonë. Sipas mjekëve të dermatologjisë, ende nuk është bërë një studim epidemiologjik për të dhënë shifra të sakta për sëmundjet e lëkurës, duke përfshirë dhe ato infektive. Megjithatë, më shumë se 40 për qind e popullatës është cekur nga aknet, ekzemat dhe probleme të tjera. Shkaku kryesor janë çrregullimet hormonale, por stresi, ndotja, detergjentet, produktet kozmetike të pakontrolluara luajnë një rol në shfaqjen e acarimeve të lëkurës. Detergjentet, shampot dhe produktet kozmetike, ndikojnë ndjeshëm në rritjen e infeksioneve mykotike në lëkurë.
Teknologjitë e reja
Jo vetëm një problem shqiptar, por ndërkombëtar. Problemi i akneve ndodh në 90 për qind të rasteve tek adoleshentët në Itali. Mjeku Luca Leoni tha se: "pothuajse të gjitha femrat kalojnë të paktën një herë në jetë fazën e problemeve nga aknet, edhe pas moshës 20 vjeç. Faktori kryesor janë hormonet. Në shumicën e rasteve vizitat ambulatore janë për probleme të akneve. Ato mund të trajtohen me terapi me kremra, por në raste të tjera edhe me ilaçe, që merren nëpërmjet hapeve". Sipas mjekut Leoni, shumica e trajtimeve të akneve bëhet nëpërmjet pastrimit (peeling), një "brumë" i përbërë nga kokteil produktesh farmaceutike.
Për sa u takon trajtimeve me botoks, sipas mjekëve që referuan dje në simpozium, procesi duhet të kryhet nga mjekë të specializuar, dhe sigurisht duhet të mendohet pas moshës 40 vjeç. Pavarësisht aktoreve në telenovela, apo "përpunimeve" të mesazheve promocionale, mjekët këshillojnë trajtime të tilla pas 4 dekadave jetë. Ajo që mjeku Leoni, këshillon për secilin individ të shoqërisë, është kontrolli i nishaneve dhe marrja e informacionit të nevojshëm për mbrojtjen nga dielli.