E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më shumë shpërdorim, mashtrim dhe abuzim

“The New York Times” 

Kongresmeni Henry Waxman së fundmi ka ngritur një sërë pyetjesh për të cilat ne do të dëshironim një përgjigje: “Si mundi një kompani që kishte president një 21-vjeçar dhe zv.president një masazhist 25-vjeçar të merrte një kontratë delikate prej 300 milionë dollarësh për të furnizuar me municion forcat afgane?” Z. Waxman e ka ngritur këtë çështje, pasi ekzekutivët e kompanisë tregtare të armëve në Miami Beach, AEY, u arrestuan mbi akuzat e mashtrimit këtë muaj, u akuzuan se kishin marrë nga Pentagoni dhjetëra miliona dollarë për shitjen e një municioni të ndaluar kinez për Ushtrinë e forcave amerikane që do të dërgohej për të furnizuar forcat afgane të sigurisë.
Marrëzia e Pentagonit me trafikantin e pasigurt është thjesht shembulli i fundit i praktikave komode e cinike të kontratave të administratës Bush dhe tregojnë mbikëqyrje të dobët që ka shkaktuar një humbje prej miliarda dollarësh nga paratë e taksapaguesve amerikanë. 
Hetuesit e Kongresit morën dëshmitë nga atasheu ushtarak i Shteteve të Bashkuara, i cili akuzoi ambasadorin amerikan në Shqipëri se ka ndihmuar në fshehjen e origjinës së municionit kinez. Ambasadori John Withers e ka mohuar çdo shkelje ligji. Por kongresmeni Waxman po punon me mençuri për të hartuar dimensionet e mashtrimit dhe shpërdorimit.
Çështja e mashtrimit të AEY pasoi një hetim të detajuar të “The Times”, i cili zbuloi se kompania e kishte fituar kontratën e Afganistanit me gjithë dështimin dhe mangësitë e rrezikshme në dhjetëra kontrata të mëparshme të rehatshme. (Meqë ra fjala, Efraim Diveroli, presidenti i kompanisë, i cili tani është i arrestuar, kishte paturpësinë të pengonte një gjyq ku ai akuzohej se kishte abuzuar me të dashurën e tij, duke u vetëquajtur si i privilegjuar për sigurinë kombëtare “në luftën kundër terrorizmit”).
Të dhënat për AEY, përfshirë një kontratë të dështuar prej 5.6 milionë dollarësh për 10.000 pistoleta që u duheshin forcave irakiane të sigurisë, duhet të kishin qenë shumë të qarta për këto që konsultohej me Departamentin e shtetit e listën e mbikëqyrjes, ku ka 80.000 trafikantë të dyshuar për armë ilegale. Kontraktuesit amerikanë duhet t’i evitojnë ndërmjetësit hajdutë. Pentagoni është i lirë me ligj të konsultohet me këtë listë.
Por, për më tepër, si ka mundësi që përfitues kaq intrigantë ta gjejnë rrugën e hapur deri tek treni i rëndë i Pentagonit? Përgjigjja është edhe një shembull më shumë i keqmenaxhimit shkatërrues të administratës mbi luftërat në Irak dhe Afganistan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›