"Shkollat rreth Gërdecit, në shtator do të jenë gati të presin nxënësit"
TIRANE - Shkollat e dëmtuara nga shpërthimi në Gërdec do të jenë gati për të pritur nxënësit në shtator. Këtë garanci dha dje ministri i Arsimit dhe Shkencës Genc Pollo.
Ai ishte në Vorë, Gërdec, Marikaj, Marqinet e Muçaj për të inspektuar punimet në godinat e shkollave. "Punimet në shkollat e Vorës dhe në shkollat e tjera, që u prekën nga shpërthimi, po vazhdojnë në sajë të financimeve nga buxheti i shtetit, por edhe të donatorëve privatë, të cilët gjej rastin për t'i falënderuar. Është një përpjekje e madhe, pas një reagimi të shpejtë, që në shtator shkollat për fëmijët e Bashkisë së Vorës, së të gjitha fshatrave, sidomos për ato që u prekën nga shpërthimi i marsit, të jenë edhe më të mira seç ishin përpara, kjo në sajë të ndërtimit me të një standard më të mirë se ai i shkollave që ne kemi trashëguar", u shpreh ministri i Arsimit. Sipas tij, ky investim i shpejtë bëhet edhe falë interesimit së të gjithë kësaj zone, të bashkisë që po bën një punë efektive, të deputetit të zonës, me qëllim që jo vetëm të normalizohet, por të kapen standarde më të larta. Shkolla e arsimit 9-vjeçar në Vorë po rindërtohet pothuaj nga e para me fondet e buxhetit të shtetit me vlerë 45 milionë lekë të reja (afro 400 mijë Euro) dhe me kapacitet 950 nxënës. Kjo shkollë do të jetë e pajisur me sistem ngrohje me kaldajë dhe terrene sportive. Pas ngjarjes të ndodhur në fshatin Gërdec të Bashkisë Vorë, në dy rrethet Tiranë dhe Durrës u dëmtuan 17 objekte arsimore. Kryesisht, dëmet e shkaktuara rezultuan të ishin në dyer, dritare, çati, tavane dhe thyerje xhamash. Një rol të rëndësishëm në rikonstruksion kanë luajtur edhe donatorët privatë. Kështu AMC ka kryer riparimet e shkollës 9-vjeçare në Vorë, shkollës 9-vjeçare në Marikaj dhe shkollës së mesme në Vorë me një vlerë totale të punimeve rreth 8 milionë lekë. Kisha Ortodokse po kryen riparimin e kopshtit në Muçaj me vlerë rreth 500 000 lekë. Organizata "Save the Children" ka kryer, Riparimin e shkollës 9-vjeçare në Marqinet me vlerë rreth 2.5 milionë lekë. Kryesisht punimet e kryera janë në vendosje dritaresh dhe dyersh, riparim çatish si dhe riparime suvatimesh në tavane. E njëjta organizatë ka financuar edhe rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare në Muçaj me vlerë rreth 1.7 milionë lekë. Punimet janë kryer në zërat vendosje dritaresh, dyer dhe riparim çatie. Njësitë e qeverisjes vendore kanë kryer riparimet në shkollat Prezë, Bërxullë dhe Laknas. z.ll