E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më të mirët në vigjilje të Krishtlindjes

Me rastin e festës së Krishtlindjes, sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit ofrohet për publikun një koncert i veçantë. Është konceptuar në formatin e një koncerti, ku nuk mungojnë elementëte tjerë të spektaklit variete. I menduar si një koncert ndërmjet një skene të madhe, kuinterpretohen materialet muzikore më të famshme botërore dhe shqiptare dhe një auditoriumi të zgjedhur, pritet që ky koncert të jetë ndryshe, jashtë formateve klishe, që i kemi ndjekur rëndom me raste festash. Koncerti gala është projekt i kompanisë "Theater International", i cili ka mbledhur rreth vetes ndër artistët më të suksesshëm shqiptarë. Në këtë program publikut do t'i serviret më e mira e skenave botërore, e riorkestruar dhe sjellë në trajtën dhe formatin e duhur, por nuk do të mungojnë edhe krijimet shqiptare, ato që kanë bërë epokë dhe ato më të freskëtaPër të festuar vigjiljen e Krishtlindjeve, në skenë do të ngjiten këngëtarët Sidrit Bejleri, Vikena Kamenica, Rovena Dilo, Juliana Pasha, Jonida Maliqi, Gent Demaliaj, Eneda Tarifa, Mariana Leka, Aleksander Gjoka, si dhe shumë të tjerë. Në këtë shfaqje, përveç mjeshtërisë dhe interpretimit cilësor, do të serviren dhe materiale koreografike, natyrisht premierë, si dhe materiale shoqëruese të veprave vokale. Pjesët koreografike do të interpretohen nga balerinët solistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›