E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbllokohen edhe lejeqëndrimet shumëvjeçare

Në dekretin për punësimin sezonal në Itali ka edhe një lehtësim: nëse kërkohet ardhja e një punonjësi të punësuar edhe vitin e shkuar dhe strehimi është po ai, nuk do të nevojitet të tregohet sërish certifikata e përshtatshmërisë së banesës. Do të zhbllokohen më në fund edhe lejeqëndrimet shumëvjeçare, që u lejojnë atyre që kanë qenë në Itali vitet e shkuara për punë sezonale të vijnë në Itali pa kaluar më mes grykës së ngushtë të flukseve. “Parashikohen ardhje jashtë kuotave për të gjithë ata që kanë punuar për dy vjet në Itali”, - ka konfirmuar Natale Forlani, drejtori i përgjithshëm i Imigracionit në Ministrinë e Punës. Sipas shoqatës së bujqve, Coldiretti, punonjësit imigrantë janë tashmë të domosdoshëm “për prodhimet e cilësisë së lartë”, si: fermat blegtorale të gjedhit të racës piemonteze, ato të lopëve për djathin parmigiano reggiano, mbledhja e mollëve të Val di Non, prodhimi i proshutës së Parmës dhe i mocarelave të buallicave, vjelja e rrushit për verën Brunello di Moltancino.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›