Kriza “godet” besimin te ekonomia
17/02/2009 Banka e Shqipërisë publikon rezultatet e Vrojtimit të Biznesit dhe të Konsumatorit
Konsumatorët presin rritje të papunësisë gjashtë muajt e parë të vitit 2009
Besimi i qytetarëve te ecuria e ekonomisë, hapja e vendeve të reja të punës apo përmirësimi i buxheteve të tyre është ulur ndjeshëm. Të njëjtën situatë pesimiste përshkruajnë bizneset e rëndësishme siç janë industria dhe shërbimet. Këto janë disa nga përfundimet e Vrojtimit të Biznesit dhe të Konsumatorit, një projekt i realizuar nga Banka e Shqipërisë. Ky raport është bërë për herë të parë publik nga vetë Guvernatori Ardian Fullani dhe i përket tremujorit të fundit të vitit 2008.
Arsyet
Bizneset kanë cilësuar si faktorë që kanë ndikuar negativisht në aktivitetin e tyre problemet që lidhen me praninë e ekonomisë informale, infrastruktura dhe problemet me energjinë elektrike. Ndërsa niveli i lartë i papunësisë, apo përkeqësimi i situatës së përgjithshme ekonomike në vend, kanë ndikuar në rënien e besimit të qytetarëve. “Situata financiare dhe ekonomike në tremujorin e 4-t të 2008-s është vlerësuar negativisht dhe në rënie nga konsumatorët. Në tremujorin e katërt të vitit 2008 Treguesi i Tendencës Ekonomike ra me 10 pikë përqindje. Gjatë kësaj periudhe u regjistrua rënie e besimit në sektorin e shërbimeve, në atë të industrisë dhe rënie e besimit të konsumatorëve. Aktualisht, treguesit e besimit të industrisë dhe konsumatorëve qëndrojnë poshtë mesatares së tyre afatgjatë”, - theksohet në raportin e Vrojtimit të Biznesit dhe Konsumatorëve. Sa i përket kostos së jetesës vijon të ketë vlera negative. “Konsumatorët presin rënie në nivelin e përgjithshëm të çmimeve pas një tremujori dhe pas një viti. Konsumatorët presin që në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009 niveli i papunësisë të rritet dhe 49% e konsumatorëve janë shprehur se papunësia do të rritet gjatë vitit në vijim”, - theksohet në raport.
Bizneset
Në sektorin e industrisë treguesi i besimit vijoi prirjen e lehtë rënëse. “Shfrytëzimi i kapaciteteve prodhuese në tremujorin e katërt të 2008-s vlerësohet në ulje në krahasim me tremujorin e tretë. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve për industrinë është 72.4%, më e lartë për degën e industrisë së mallrave të konsumit dhe degën e industrisë përpunuese dhe më e ulët për degën industrisë së mallrave kapitalë përkatësisht, 73.8%, 73.1% dhe 70.3%”, -thekson analiza e të dhënave. Ky sektor ka raportuar edhe një rënie sa i përket kontratave të porositësve që paraqiten negative. Ndërsa situata mund të ndryshojë gjatë tremujorit të parë të këtij viti, për shkak edhe të rënies së çmimeve të prodhimit në sektorin e industrisë, që ka nisur prej tremujorit të dytë të 2008-s. Edhe në sektorin e shërbimeve treguesi i besimit ka pësuar një rënie prej 7 pikësh përqindjeje.
Pritjet
Pritjet e bizneseve të industrisë për tremujorin e parë të vitit janë në rënie. “Pritjet për situatën ekonomike dhe kërkesën për eksporte janë negative dhe në rënie. Kërkesa e brendshme e pritur, prodhimi dhe aktiviteti i pritshëm i biznesit, megjithëse në nivele pozitive, janë në rënie nga vrojtimi i kaluar”, - thuhet në raport. Edhe pritjet e firmave të sektorit të shërbimit janë disi më pesimiste. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka vlerësuar informacionin shtesë që sigurohet nëpërmjet këtij vrojtimi dhe që ndihmon në marrjen më të drejtë të vendimeve. “Në përfundim treguesi i tendencës ekonomike është ai që kombinon opinionet e bizneseve dhe të konsumatorëve njëherësh, duke sinjalizuar për zhvillimet ekonomike në një periudhë të ardhshme afatshkurtër.”,- ka deklaruar Fullani.
Vërtetësia
“Ky vendim kaloi nëpër një proces të matur dhe u maturua vetëm pasi vendimmarrësit në Bankën e Shqipërisë, krijuan bindjen se, treguesit e besimit krahas treguesve të tjerë, jepnin informacione të vlefshme shtesë në lidhje me zhvillimet më të fundit dhe të ardhshme në sektorin real të ekonomisë”, - tha Guvernatori.
Rritja sipas FMN-së
Drejtori i FMN-së për programin me Shqipërinë, Gervin Bell, paralajmëroi pak kohë më parë ulje të rritjes ekonomike në vend. “Për 2009-n, në nëntor thamë se rritja ekonomike do të ishte 3.5 apo 4%. Tani na duhet ta ulim këtë shifër për shkak se ekonomia botërore është përkeqësuar muajt e fundit”, - tha Bell.
Metodologjia
Banka i ka ndërtuar treguesit në bazë të një metodologjie të përparuar. “Banka u beson këtyre treguesve, sepse beson në vlerësimet cilësore të bizneseve dhe të konsumatorëve që intervistohen. U takon përdoruesve të zgjedhin nëse i preferojnë apo jo”, - tha Fullani, duke garantuar se do të bëhen përmirësime në këtë fushë.
Ndërtimi, pritet përmirësim i situatës
Situata e zymtë në sektorin e ndërtimit gjatë 2008-s pritet të përmirësohet në tremujorin e parë të këtij viti. “Pritjet e bizneseve të sektorit të ndërtimit për kërkesën, gjendjen e përgjithshme të biznesit dhe prodhimin në tremujorin e parë të vitit 2009 janë optimiste, megjithëse klima e përgjithshme ekonomike pritet negative. Në T1-09 pritet pakësim i inventarëve dhe përmirësim në situatën e punësimit. Niveli i përgjithshëm i çmimeve pritet të rritet pak, por gjithsesi mbetet në nivele të ulëta në krahasim me mesataren afatgjatë”, - thekson raporti. Treguesi i Besimit të Ndërtimit u rrit me 4 pikë përqindjeje në tremujorin e katërt të 2008-s dhe aktualisht, qëndron sipër mesatares së tij afatgjatë. Viti i kaluar ka qenë pesimist sa i përket punësimit. Vlerësimet e bizneseve për situatën e punësimit, u përkeqësuan kryesisht gjatë tremujorit të katërt, në krahasim me një tremujor të mëparshëm. Problemet e hasura janë ato për kuadrin ligjor dhe informaliteti i lartë në këtë sektor. “Problemet që kanë hasur më shumë bizneset e ndërtimit në aktivitetin e tyre janë prania e ekonomisë informale dhe pengesa të kuadrit ligjor dhe institucional. Inventarët vlerësohen në rritje në T4-08. Megjithëse ecuria e ekonomisë në vend për T4-08 vlerësohet negative dhe në rënie që nga vrojtimi i kaluar, bizneset e ndërtimit e kanë gjykuar të përmirësuar gjendjen e përgjithshme të biznesit të tyre”, - thekson raporti. Duke pasur parasysh kërkesën aktuale dhe pritjet për porositë në të ardhmen, 76% e bizneseve, e vlerësojnë të mjaftueshëm kapacitetin aktual të prodhimit të tyre, ndërsa çmimet e prodhimit kanë pësuar një rënie të ndjeshme.
Prej janarit
Çmimi fiks, nafta
shitet me 100 lekë
Asnjë lëvizje nuk është vënë re në tregun e çmimeve me pakicë të karburanteve. Ulja e fundit e çmimeve prej 5 lekë për litër është bërë në janar. Çmimi i tregtimit të karburanteve në Tiranë ka mbetur në të njëjtat kuota prej kësaj periudhe. Kështu, 1 litër naftë tregtohet me 100 lekë, ndërsa 1 litër benzinë është barazuar me çmimin e 1 litër eurodiezel me nga 105 lekë. Kjo situatë nuk reflekton lëvizjet e tregut në bursën ndërkombëtare, ku rënia e çmimit të naftës ka vijuar që prej fillimit të vitit. Kështu, në tregjet ndërkombëtare financiare çmimi i një fuçie nafte vazhdon të jetë në kuota të ulëta, ndërsa ditën e djeshme një fuçi nafte u shit 37,5 dollarë, nga 46 dollarë për fuçi në fillim të këtij viti.
Detyrimet
Konsumatorët familjarë
paguajnë energjinë
Konsumatorët familjarë dhe ata të bizneseve janë më të rregulltit në pagesën e energjisë elektrike. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, këto kategori rezultojnë të jenë edhe konsumatorët më të mëdhenj të energjisë. Kjo në krahasim me institucionet shtetërore që janë gjithnjë debitore në arkën e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Kështu, ndërsa konsumi i konsumatorëve familjarë kap nivelin prej 56 për qind, niveli i arkëtimeve te familjarët llogaritet rreth 89 për qind. Sipas INSTAT-it, përdorimi nga konsumatorët është rritur me 13.3 krahasuar me gjashtëmujorin e parë në vitin 2007. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 2,097 GWh dhe përbën 60.4 për qind të sasisë totale të energjisë elektrike për përdorim. Energjia e konsumuar nga sektori i familjes është rritur me 10.9 për qind ndaj 2007.
Sondazhi
Rezultatet e përftuara nga përpunimi i përgjigjeve të bizneseve dhe konsumatorëve janë të pavarura dhe të pandikuara nga Banka e Shqipërisë, nga konjuktura ekonomike, financiare dhe politike brenda, apo jashtë vendit. “Banka e Shqipërisë ka punuar për disa vite në ndërtimin e këtyre treguesve, duke u mbështetur në rezultatet e vrojtimeve në shkallë të gjerë pranë rreth 720 bizneseve dhe 1 200 konsumatorëve”,- theksoi Guvernatori. Sipas zotit Fullani, finalizimi i projektit disavjeçar të Bankës së Shqipërisë, përgjatë të cilit u konsoliduan Treguesit e Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit, përbën realizimin e njërës prej pikave të strategjisë së zhvillimit afatmesëm të këtij institucioni. Banka e Shqipërisë i realizon këto vrojtime në bashkëpunim me INSTAT-in.