E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më tregonte për të fejuarën

Vajza peng

Vajza e marrë peng, Lori Hatellari, ka treguar momentet e saj të tmerrit gjatë kohës që ishte nën kërcënimin e armës. 19-vjeçarja nga Skrapari me banim në Tiranë, ka shpjeguar se ishte duke dalë nga banka, kur ai i ka ardhur nga pas dhe i ka vënë pistoletën në kokë. Në ato momente e ka mbajtur nën presion, pavarësisht se i deklaronte se nuk do i bënte keq, por e kryente këtë veprim, veç për të larguar policët. “Ai më tregonte se kishte qenë në Amerikë, ku kishte kryer shumë krime dhe që e kishin kthyer në Shqipëri. Më pas më tha se kishte një të dashur dhe ma tregoi, pasi i mbante fotografinë në portofol. Gjithashtu, më kërkoi që t’i mbaja dorën fort e mos t’i largohesha. Nga ana tjetër, policisë i bërtiste, hidhte karriget në rrugë dhe mua më dha rreth 1 milion lekë të vjetra. Më thoshte mos t’ia jap askujt se për paratë po bënte gjithçka”, është shprehur ajo duke treguar momentet e tmerrit. Ajo ka shpjeguar se ishte në një gjendje shumë të rëndë dhe nuk e kuptonte si kishte reaguar aq qetë. Madje, gjatë asaj kohe i kanë ardhur disa telefonata, ku e telefononte një shoqe dhe ai e kishte lejuar të përgjigjej. Sipas saj, në kohën kur po lëviznin, ai kërkonte një makinë me marshe automatike, pasi nuk dinte të ngiste makinë me marshe manuale. Mosgjetja e një mjeti të tillë e nervozoi dhe u detyrua të ecte në këmbë, derisa ka ndërhyrë policia.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›