E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dërgon në OKB draftin e sanksioneve ndaj Iranit


Autoritetet e SHBA-së u kanë dorëzuar ditën e marte zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara draftin e sanksioneve ndaj Iranit. Ky draft është këshilluar edhe me negociatorë e 5 fuqive të tjera të mëdha, të Gjermanisë, të Britanisë, Francës, Kinës dhe Rusisë. Në këtë draft dy pikat kryesore të sanksioneve janë embargoja e armatimeve të lehta dhe të rënda nga vendet e tjera të perëndimit si edhe shteteve fqinje, ndërsa pika e dytë është bllokimi i llogarive bankare që ka shteti iranian në bankat e shteteve të perëndimit. Drafti i dorëzuar në OKB është një tekst prej 10 faqesh i cili është ideuar nga negociatorët e të 6 fuqive të mëdha.
Në lidhje me këtë draft sanksionesh foli edhe ambasadorja e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Susan Rice.
"Ne kemi për qëllim që me anë të këtij drafti sanksionesh, Irani ta shtojë përgjegjshmërinë e tij ndaj nesh dhe shteteve të tjera fqinje. Gjithashtu ky draft ka për qëllim që diplomacia iraniane të jetë më miqësore ndaj përpjekjevet tona për një dialog konstruktiv,"- u shpreh ambasadorja amerikane në OKB. Këshilli i 15 shteteve më të fuqishme ekonomikisht në botë pritet që të votojë në rast se do të aplikohet ky set sanksionesh ndaj Iranit. Ka shumë vite që SHBA-ja ka pasur një luftë të ashpër diplomatike me shtetin islamik të Iranit, për shkak se autoritetet amerikane pretendojnë se autoritetet iraniane janë duke kryer një aktivitet për pasurimin e uraniumit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›