E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat: Obama, mal me probleme

 

Sipas vlerësimit të gazetës italiane “Corriere della Sera” presidentin e ardhshëm amerikan Barak Obama, e pret një mal me probleme në politikën e jashtme.
“Në politikën e jashtme në axhendën e presidentit të ardhshëm Barak Obama do të qëndrojnë konfliktet kronike në Irak dhe në Afganistan. Këtyre u shtohet paqëndrueshmëria e Pakistanit, rreziku i një nacionalizmi bërthamor iranian, marrëdhëniet e vështira me Rusinë e Vladimir Putinit dhe ithtarët e Kastros në Amerikën e Jugut.  Konservatorja parisiane “Le Figaro” e relativizon kritikën e gjithëpranishme ndaj presidentit amerikan në largim, Xhorxh Bush.
“Harrohet shumë shpejt guximi i madh i presidentit në orën e vendimit dhe vendosmëria e tij për të ngulur shpatën në zemrën e armikut në Irak; ose përkushtimi i tij pa kurrfarë cinizmi për demokraci në Lindjen e Afërme dhe të Mesme, i cili bëri që Iraku të kalonte në kampin iranian dhe Palestina në duart e Hamasit. Pavarësisht gabimeve të saj kjo strategji e demokracisë ka sjellë edhe shpresë në Lindje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›