Mediat botërore pasqyrojnë aksidentin tragjik

Aksidenti tragjik i ndodhur në qafën e Vishës në Himarë pasditen e së hënës, është pasqyruar edhe në mediat prestigjoze ndërkombëtare të cilat i kanë kushtuar një hapsirë kësaj ngjarje tragjike. Reuters ka trajtuar aksidentin e rëndë, duke ofruar pamje nga vendi i ngjarjes po ashtu edhe vajzat e plagosura të cilat transportoheshin në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Gjithashtu media prestigjoze i referohet dhe vendimit të qeverisë për ta shpallur të martën ditë zie kombëtare. Po ashtu edhe rrjeti mediatik BBC ka pasqyruar lajmin. Media i referohet zëdhënëses së Policisë së Shtetit, për sa i përket detajeve të aksidentit. Rrejti mediatik britanik shkruan se policia ndërkohë ka nisur hetimet për ngjarjen. Po ashtu dhe rrjeti mediatik amerikan CNN ka shkruar për lajmin tragjik. Një autobus ku po udhëtonin studentë ka rënë nga një lartësi të madhe duke i marrë jetën 12 njerëzve, shkruan CNN, duke iu referuar të dhënave të policisë.
CNN shkruan se drejtuesi i mjetit që po transportonte 49 studente femra të Universitetit Aleksandër Xhuvani u përpoq të ndalonte autobusin po ka dështuar në këtë përpjekje.
Po ashtu dhe Uashington Post ka bërë një shkrim për aksidentin tragjik të Himarës. Media presigjoze i referohet edhe ngushëllimeve që ka dërguar Kryemisnitri Sali berisha, nga Çikago ku ndodhej në samitin e NATO. Edhe media italiane TGCOM shkruan se bilanci i viktimave është 11, aksidenti ka ndodhur në zonën e Himarës në jug të vendit. Për ngjarjen tragike të Himarës kanë shkruar edhe mediat greke, si Kathimerini, Ta Nea.
...