Arvizu dhe Sequi: Aksidenti tragjik, lutjet dhe ngushëllimet tona
Ambasadori Arvizu dhe i gjithë personeli Ambasadës së SHBA në Tiranë, dëshirojnë të shprehin hidhërimin e tyre të thellë dhe ngushëllime të sinqerta, për ata që humbën njerëzit e tyre të dashur, në aksidentin tragjik që ndodhi dje afër Himarës. “Për të gjithë ata që i mbijetuan aksidentit, mendimet dhe lutjet tona janë për shërimin tuaj të shpejtë”- thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së në vendin tonë.
Ambasadori i BE, Ettore Sequi
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, së bashku me Shefat e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, kanë shprehur ngushëllimet lidhur me aksidentin e djeshëm rrugor në Himarë ku mbetën të vrarë 13 persona dhe janë plagosur 26 të tjerë. “Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, së bashku me Shefat e Misioneve te Bashkimit Evropian në Shqipëri, dëshirojnë t’u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të aksidentit rrugor tragjik që ndodhi dje në Himarë. Dëshirojmë t’u shprehim simpatinë tonë më të ndjerë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre dhe t`iu urojmë të plagosurve shërim të plotë dhe të shpejtë”- thuhet në deklaratën e ambasadorëve të BE-së në Tiranë.
...