E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat botojnë fotot sekrete 48 orë pas censurës nga Obama

 

Fotot e censuruara nga Presidenti Obama, që kishin të bënin me torturat e CIA-s kundrejt të dyshuarve si terroristë, janë publikuar një ditë më parë. Presidenti Obama vendosi të mos publikojë fotot e tmerrshme të torturave të personave të arrestuar, për shkak të pamjeve shokuese që mund të turbullonin publikun e gjerë dhe luftës kundër frymës antiamerikane në botë. Publikimi i tyre prek një temë shumë të delikate për Shtëpinë e Bardhë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Një rrjet televiziv australian, Sbc, ka transmetuar një seri fotosh ekskluzive nga abuzimet e ushtarëve amerikanë në burgun e përfolur irakian të Abu Ghraib. Fotot janë përhapur në mediat e të gjithë botës: nga australiania “Syndey Herald Tribune” deri tek spanjollja “El Mundo” dhe britanikja “The Telegraph”. Fotot ishin në duart e rrjetit australian Sbc që në vitin 2006, por tani rrezikojnë të kthehen në një debat të madh, pasi publikohen vetëm 48 orë pasi Obama vendosi të bllokojë publikimin e tyre, duke i cilësuar si një temë “top secret”. Nuk dihet ende nëse mes imazheve të censuruara nga Uashingtoni të jenë edhe fotot publikuara nga rrjeti televiziv australian, ku paraqiten të burgosur para aparatit fotografik ndërsa torturohen. Ngjarja ndodhi pak ditë para vizitës së liderëve të Lindjes së Mesme në Shtëpinë e Bardhë. Obama i ka shtrirë dorën botës arabe, por fotot e publikuara besohet se do të ndezin edhe më shumë urrejtjen për amerikanët në botën arabe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›