E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mediat e kontrolluara nga Rama censurojnë në mënyrë primitive deklaratën e PD-së”

Denoncon zëdhënësi i Partisë Demokratike Gerti Bogdani

TIRANE - Partia Demokratike dënon terrin censurues në disa media që sipas saj kontrollohen nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, tha dje se “PD dënon terrin censurues të Ramës me mediat dhe u bën thirrje atyre të mos shesin profesionalizmin e tyre, për premtime boshe të Ramës, i cili pas zgjedhjeve të 28 qershorit do të mbetet vetëm kryetari i partisë së baskisë”.
Sipas zëdhënësit të selisë blu, mediat e kontrolluara nga z. Rama, sërish censuruan në mënyrë primitive deklaratën e zëdhënësit të Partisë Demokratike, në një kohë që transmetuan në të gjitha edicionet e lajmeve, deklaratën e shkruar nga Edi Rama për Ilir Gjonin, i cili përveç të qenit djali i Xhelil Gjonit, nuk ka asnjë funksion tjetër në Partinë Socialiste. “Kështu tele-Bashkia apo zhurmuesi 24, deklaroi se nuk mund ta transmetonte deklaratën për shkak të gjuhës, paçka se transmetoi dhe zhurmoi 12 herë deklaratën me gjuhë prej halabaku dhe të lodhshme për qytetarët, të djalit të Xhelil Gjonit. Ndërsa tele-Jala edhe ajo censuroi deklaratën e zëdhënësit, pasi ajo demaskoi përpjekjen e djemve të bllokmenëve për të betonuar edhe Jalën”, u shpreh Bogdani.
“Partia Demokratike dënon terrin censurës të Ramës me mediat dhe u bën thirrje atyre të mos shesin profesionalizmin e tyre, për premtime boshe të Ramës, i cili pas zgjedhjeve të 28 Qershorit do të mbetet vetëm kryetari i Partisë së Bashkisë”, u shpreh më t ej Bogdani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›