E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat, propozohen ndryshime në licencim

Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve u diskutua ditën e djeshme në Komisionin Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Ky raport, i paraqitur nga kryetarja e KKRT-së, Mesila Doda, prezantoi punën e këtij institucioni gjatë 2007-s. Në kuadër të mbrojtjes së konkurrencës dhe krijimit të monopoleve, ndarjes së transmetimeve radiotelevizive nga bota e politikës, forcimin e pavarësisë së KKRT-së, raporti i propozon Kuvendit disa ndryshime ligjore. Ndryshimet e pronësisë janë shumë të rëndësishme në kuadrin e mbrojtjes së konkurrencës dhe krijimit të monopoleve, por shpesh ato rezultojnë në ndryshime në natyrën e operatorëve. Do të ishte e nevojshme që në ndryshimin e ligjit të parashikohen detyrimet më të sakta dhe të forta për operatorët, për kohën dhe për mënyrën e njoftimit, të përmirësohen procedurat e licencimit dhe të rilicencimit, në mënyrë që të analizohet pronësia e aplikantëve jo vetëm e aksionarëve të drejtpërdrejtë, por edhe atyre indirektë etj.“, - tha Doda.

12 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›