E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Të vazhdojë dialogu për reformën zgjedhore

Misioni i OSBE-së në Tiranë ka reaguar ditën e djeshme nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku ka kërkuar që dialogu mbi reformën zgjedhore duhet të vazhdojë më tej dhe nuk duhet të mbyllet në këtë formë. Ka qenë vetë ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch, i cili ka inkurajuar vazhdimin e dialogut politik mes partive për gjetjen e një sistemi të përshtatshëm zgjedhor. “OSBE-ja inkurajon të gjitha partitë politike të debatojnë mbi propozimet në mënyrë që të gjendet sistemi më i mirë zgjedhor për realitetin shqiptar“, - është shprehur ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch. Vetëm pak ditë më parë prezenca e OSBE-së u shpreh se parapëlqente që sistemi që ishte me lista të mbyllura, çka bëri që interpretimet politike të mos mungojnë veçanërisht nga ana e partive të vogla parlamentare.

12 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›