E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mediat shpifën, Tan Lepri është paguar me 20 për qind për lejen e ndërtimit”

Avokati i Selmanllarit, Genc Gjokutaj

Genc Gjokutaj, avokati i biznesit Rrahman Selmanllarit ka dalë dje në një deklaratë për shtyp, duke reaguar për pasqyrimin e shtrembët të dëshmisë së dhënë në prokurorinë e Tiranës një ditë më parë nga ana e biznesmenit, prej disa mediave të shkruara dhe elektronike në vend. Gjokutaj u shpreh se nën akuzë është shtetasi Dritan Avllaj, i cili është deklaruar si mik i Edi Ramës dhe se i hapen dyert në bashki. Në këtë drejtim, thotë Gjokutaj shkrimet e sprovuara nga mediat e Ramës se Lepri s’ka marrë 20 për qindëshin janë trillime të mirëfillta dhe se ai është paguar për hir të ndikimit të tij tek kryebashkiaku i kryeqytetit, Edi Rama. 
“Me përgjegjësi të plotë ligjore deklaroj para opinionit se dëshmia e klientit tim ditën e djeshme dhënë Prokurorisë së Tiranës vijon si më poshtë. Dritan Avllai ka kërkuar t’i jepet 20 për qind e kontratës në këmbim të studimit të zonës dhe lejes së ndërtimit!
Kërkesa e Avllajt është pranuar për shkak se ai e ka paraqitur veten si mik të z. Edi Rama që hap çdo derë në Bashkinë e Tiranës! Siç shihet qartë nga këto dy pohime deklarata e klientit tim mbështet plotësisht akuzat e ngritura ndaj Ramës”, u shpreh Gjokutaj.
Gjokutaj nënvizoi se mediat e kontrolluara nga Edi Rama kanë pasur për qëllim të shpifin dhe desinformojnë opinionin publik.
“Jam sot këtu me kërkesën e klientit tim Rahman Selmanllari, për të denoncuar tentativat e dështuara të disa mediave afër Edi Ramës për të gënjyer në lidhje me deklarimin e klientit tim ditën e djeshme në Prokurorinë e Tiranës me qëllim mbrojtjen e imazhit të Edi Ramës”, vijoi më tej avokati Genc Gjokutaj.
Avokati i biznesmenit Selmanllari tha se është duke grumbulluar material që këto media t’i padisë edhe për faktin se Selmallari nuk ka ndryshuar asgjë në Prokurori nga ajo që ka deklaruar publikisht.
“Po shikojmë mundësinë të nisim padi penale për shpifje për mediat që kanë mashtruar opinion duke deformuar deklaratën e mësipërme lëshuar dje nga klienti im në prokurorinë e Tiranës!”, tha më tej ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›