Xhuveli: Realiteti i ri - nevojë për koalicion me bazë të gjerë
07/07/2009 PAA mbështet koalicionin e ri qeverisës PD-LSI
Agraro-ambientalistët nuk pajtohen me kundërshtimet ndaj aleancës së re
Partia Agrare Ambientaliste e ka vlerësuar si pozitiv aleancën e re politike mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një deklaratë për shtyp kryetari i PAA-së Lufter Xhuveli ka përshëndetur koalicionin e ri për të drejtuar vendin në katër vjetët e ardhshëm përmes bashkëqeverisjes. Xhuveli ka thënë se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit mundësuan një realitet politik, i cili solli nevojën e krijimit të një aleancë të re qeverisëse me bazë të gjerë. “Realiteti politik i krijuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit ka diktuar nevojën e një koalicioni të ri me bazë më të gjerë”, - deklaroi ai. Sipas kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, nevoja e krijimit të një koalicioni të tillë me bazë të gjerë u konfirmua pas ftesës që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, njëherësh kryeministri i vendit, i bëri Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pranimit të saj nga kryetari i kësaj force Ilir Meta për të qeverisur me koalicion të përbashkët. Xhuveli shprehu bindjen e tij dhe të forcës politike që drejton se kjo është zgjidhja më e mirë në vazhdimin e reformave dhe për të ecur me ritme të shpejta në rrugën e integrimit europian. Sipas tij, arritja e marrëveshjes PD-LSI është një hap pozitiv në emancipimin e mëtejshëm të politikës shqiptare. Duke iu referuar deklaratave të ditëve të fundit, përmes të cilave kryetarë të ndryshëm forcash politike kanë kundërshtuar dhe sulmuar ashpër marrëveshjen PD-LSI, Xhuveli nënvizoi se PAA-ja nuk mund të pajtohet me këto qëndrime. “PAA-ja nuk pajtohet me qëndrimet konservatore të asaj pjese të politikës shqiptare që, në vend që të pranojë humbjen dhe të kontribuojë në kapërcimin e problemeve, kërkon ta mbajë vendin të mbërthyer pas barrikadave politike”, - deklaroi kreu i agraro-ambienalistëve.
PAA-ja në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit u rendit në koalicionin e partive të djathta “Aleanca e Ndryshimit”, që u drejtua nga PD-ja. Përfshirja në këtë koalicion erdhi si pasojë e bashkëqeverisjes së partisë që drejtohet nga Lufter Xhuveli me demokratët në katër vjetët e fundit. Që nga viti 2005 Xhuveli ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit