E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: E djathta, e vetmja që garanton sukses



Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi dje një takim me banorët e Dibrës, nga ku deklaroi se alternativa e djathtë është e vetmja që garanton sukses. “Tanimë ne duhet të fokusohemi në arritje të standardeve të larta për zgjedhjet e ardhshme, të bindur në suksesin e koalicionit të djathtë dhe besimit që kanë shqiptarët tek ai, për koalicionin, i cili synon sukses në jetën e të gjithë ne shqiptarëve”, - tha Mediu. Ai tha se Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët u bënë pjesë e një të ardhmeje premtuese, me projekte të realizuara dhe reforma të suksesshme si dhe përsëriti se PR-ja është gjithmonë për kthimin e pronës ish-pronarëve. “Ne nuk trokitëm në çdo derë shqiptare, por trokitëm në çdo zemër shqiptare, trokitëm me dashuri, përkushtim dhe me ballin lart. Me dashuri, se dashuria është rruga që bashkon shqiptarët, është rruga që ndërton të ardhmen, me përkushtim, sepse do dëgjojmë zërin e arsyes, problemeve të çdo qytetari shqiptar. Me ballin lart, sepse asnjëherë nuk gënjyem, sepse ato që thamë, e kryem në një realitet për të gjithë shqiptarët. Ky është fryt i punës së kësaj qeverie”, - deklaroi Mediu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›