Mediu: E djathta, histori suksesesh
E djathta shqiptare është një histori suksesesh falë të cilave shqiptarët do t’i besojnë votat e 28 qershorit për konfirmimin e mandatit të dytë qeverisës. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh gjatë një tubimi elektoral në qytetin e Vlorës se "fitorja e 28 qershorit nga koalicioni i djathtë është fitore e të gjithë shqiptarëve, të cilët bashkëpunuan në arritjet e mëdha të mandatit të parë qeverisës së të djathtëve”. Kreu republikan theksoi nevojën që "koalicioni i djathtë të vazhdojë këtë rrugë suksesesh për të mirën e fëmijëve, prindërve dhe Shqipërisë që duam”. "Ne, republikanët, së bashku dhe me aleatët tanë, nuk do të ndalemi në asnjë moment, për të punuar të gjithë së bashku për të realizuar ëndrrat tona të mëdha, aspiratat tona", - nënvizoi Mediu.