E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: kemi akoma për të bërë

 

TIRANE- Lufta kundër trafikimit të njerëzve, duhet të bëhet më e ashpër, ndërsa mbetet shumë më tepër për t'i mbyllur derën këtij fenomeni në vendin tonë. Ky ishte konkluzioni i përfaqësuesve të qeverisë, shoqërisë civile, dhe organizatave të tjera kundër trafikut, gjatë një konference të zhvilluar në kuadër të Ditës europiane Antitrafik. Iva Zajmi, zëvendësministre e Brendshme, për Antitrafikun tha, se ishte i rëndësishëm bashkëpunimi i strukturave shtetërore dhe joshtetërore. Po sipas saj, të gjithë aktorëve të tjerë të përfshirë në luftën kundër këtij fenomeni, duke e konsideruar si një e keqe e shoqërisë moderne mund të kontribuonin në këtë drejtim. Më tej, Zajmi tha se qeveria, ka ngritur qendra për rehabilitimin e viktimave, të cilat ofrojnë ndihmën e tyre ndaj të dëmtuarave. Në takim, ka marrë pjesë edhe Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Rrok Mirdita.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›